Skip to main content
Menyja

Kurs bazë për punë me dru

Në Osnabryk (Osnabrück) ju mund të përfitoni njohuritë themelore për profesionin e marangozit. Specialistët e Dhomës së Artizaneve dhe Zejeve ju japin mësim dhe vendosin së bashku me ju konkretisht për përmbajtjen që do të ofrojë kursi. Kursi nis me një hyrje për rregullat e sigurimit teknik. Temat e tjera me karakter praktik orientohen sipas njohurive paraprake që keni ju në këtë fushë.

Për shembull:

  • përpunimi i llojeve të ndryshme të drurit,
  • vajosja dhe dyllosja e drurit,
  • puna me makineritë,
  • ndërtimi i dollapëve të vegjël.

Përveç kësaj në Osnabryk (Osnabrück) ofrohen dhe këto kurse bazë:

  • ndërtimtari,
  • bojatisje dhe llakosje,
  • parukeri dhe kozmetikë,
  • punë me metal,
  • teknika e punimeve sanitare, ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar.

Pjesëmarrja nuk ka asnjë ndikim në statusin tuaj të qëndrimit.

Në fund të kursit do të pajiseni me një certifikatë individuale të lëshuar nga Dhoma e Artizaneve dhe Zejeve.

Oferta u drejtohet para së gjithash njerëzve që jetojnë në qendrat Osnabryk (Osnabrück) dhe Bramshe (Bramsche) të Zyrës për Pranimin e Refugjatëve (LAB) në landin e Nidersachsen-it.

Kush është i interesuar për këtë ofertë dhe banon diku tjetër, mund të pyesë tek LAB-i.

A e dini se: Gjuha: gjermanisht me përkthyes. Vendi: Osnabryk Osnabrück). Kohëzgjatja: 12 javë. Falas.
Kontakti Landesaufnahmebehörde Niedersachsen (LAB)

Landesaufnahmebehörde Niedersachsen
Standort Osnabrück
Hartmut Gausmann
Sedanstraße 115
49090 Osnabrück

Landesaufnahmebehörde Niedersachsen
Standort Bramsche
Corinna Dech
Im Rehagen 8
49565 Bramsche