Kurs bazë për metale
Në Osnabryk (Osnabrück) ju mund të përfitoni njohuritë themelore lidhur me zejen e metaleve. Specialistët e Dhomës së Artizaneve dhe Zejeve ju japin mësim dhe vendosin bashkë me ju për përmbajtjen që do të ofrojë kursi. Kursi nis me një hyrje për rregullat e sigurimit teknik. Temat e tjera me karakter praktik orientohen sipas njohurive paraprake që keni ju në këtë fushë.
Për shembull:
- përpunimi dhe formësimi i metalit,
- puna me makineritë,
- sharrimi dhe puna me frezë,
- prodhimi i elementeve të vogla, për shembull i shandanit ose zgarës.
Përveç kësaj në Osnabryk (Osnabrück) ofrohen dhe këto kurse bazë:
- ndërtimtari,
- bojatisje dhe llakosje,
- parukeri dhe kozmetikë,
- punë me dru,
- teknika e punimeve sanitare, ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar.