Skip to main content
Menyja

Studimet

Ka shumë arsye për të vazhduar studimet në Gjermani. P.sh. niveli i lartë i pedagogëve dhe i punës kërkimore shkencore ose shanset e mira që ju hapen nga ana profesionale. Përveç kësaj studimi në Gjermani kushton më pak, në krahasim me vende të tjera.

Për të studiuar në Gjermani, ju duhet të plotësoni disa kritere. Informacionet për kriteret e nevojshme mund t’i gjeni në faqen e internetit: „Make it in Germany“ 

Edhe faqja e internetit të „Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik“ [Deutschen Akademischen Austauschdienstes (DAAD)] ofron 
informacione rreth mundësisë për të studiuar në Gjermani: për shembull në lidhje me ofertat për të studiuar, bursat dhe organizimin e qëndrimit në Gjermani.

Nëse ju interesoheni për të ndjekur studimet në vendin tuaj, atëherë mund të shikoni çfarë mundësish keni këtu.

Këshillohuni për këtë gjë. Këtu ju mund të gjeni në mënyrë individuale dhe falas këshillim.