Skip to main content
Menyja

Për shkak të situatës aktuale prej COVID-19, ka një limitim në shërbimet tona. Informacione të mëtejshme mund t’i gjeni tek oraret tona të shërbimit ku gjenden edhe kontaktet.

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Prishtinë është e hapur për të gjithë dhe ofron këshillime falas rreth:

  • mundësive për punësim në Kosovë,
  • mundësive për të hapur një biznes në Kosovë,
  • mundësive për aftësim profesional ose trajnime në Kosovë,
  • procesit të riintegrimit për njerëzit që janë kthyer në Kosovë,
  • mundësive për punësim ose aftësim profesional në Gjermani

Poashtu, pranë qendrës sonë ju mund të kryeni një trajnim  dhe të mësoni se si të përpiloni aplikacione pune, dhe si të përgatiteni për intervista pune. Ky trajnim ofrohet çdo javë dhe është falas për të interesuarit.

Përveç kësaj ofrojmë edhe trajnime të ndryshme profesionale, të cilat organizohen nga partnerët tonë. Gjatë këshillimit individual në qendër, ne ju referojmë tek ofertat e përshtatshme nga të cilat mund të përfitoni. Edhe këto trajnime janë  falas për ju.

Çdo vit, DIMAK organizon panairin e punës dhe karrierës në Kosovë. Përveç kësaj, qendra ofron edhe evente informative rreth mundësive për të jetuar, studiuar dhe punuar në Gjermani.

Kontakti

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Perandori Justinian, Nr. 56
10000 Pristina, Kosovo

Të nderuar vizitorë, për shkak të ngjarjeve të fundit dhe referuar masave të qeverisë kundrejt COVID-19, DIMAK Kosova do qëndrojë e mbyllur për ditët në vazhdim.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook Messenger, email (dimak-kosovo@giz.de) ose na telefononi në 038 233002 ext 807 / 802 / 801 / 815.

Data e hapjes do ju komunikohet në një njoftim të dytë. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Kontakti

Gjuhët:

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Perandori Justinian, Nr. 56
10000 Pristina, Kosovo

Të nderuar vizitorë, për shkak të ngjarjeve të fundit dhe referuar masave të qeverisë kundrejt COVID-19, DIMAK Kosova do qëndrojë e mbyllur për ditët në vazhdim.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni përmes Facebook Messenger, email (dimak-kosovo@giz.de) ose na telefononi në 038 233002 ext 807 / 802 / 801 / 815.

Data e hapjes do ju komunikohet në një njoftim të dytë. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Edmond Gashi

Drejtor i Qendrës DIMAK

Si udhëheqës i DIMAK-ut në Kosovë unë siguroj që qendra kryen punë të shkëlqyeshme dhe ofron shërbime të nevojshme e kualitative ndaj klientëve. Prandaj unë jam përgjegjës për menaxhimin e të gjitha proceseve të qendrës dhe bashkëpunimin me partnerët tanë.

Nexhmedin Basha

Këshilltar

Nëse jeni i/e kthyer nga Gjermania, ju ftoj të vizitoni zyrën e DIMAK. Për një riintegrim sa më të suksesshëm në vendin tuaj të origjinës, unë ju ofroj  mbështetje psikosociale dhe këshillim për orientim në karrierë. Për këshillime, ne mund të takohemi çdo ditë pune në zyren time, apo mund të biejmë në kontakt sa jeni ende në Gjermani dhe po planifikoni kthimin në Kosovë.

Granit Brajshori

Këshilltar

Si këshilltar për rintegrim për promovim punësimi, jam i lumtur që kam mundësinë t’iu ndihmoj me këshilla dhe informacione rreth mundësive për ju në vendin tuaj të origjinës, Kosovë. Angazhimi im përfshin ofrimin e këshillimeve rreth masave ekonomike për riintegrim, qasjen në tregun e punës, përkrahjen për themelim biznesi si dhe këshillime për orientim në karrierë. Kontributi im ofrohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Rrahim Trepça

Këshilltar

Përmes platformave tona social-media, unë ju këshilloj online rreth zhvillimeve tuaja profesionale dhe rreth shanseve tuaja në tregun e punës në Kosovë. Përveç kësaj unë koordinoj panairin tonë vjetor të punës organizuar prej Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale (Ministerium für Arbeit und Soziales) dhe mbaj trajnime në qendrën e trajnimeve të DIMAK-ut rreth punësimit sezonal në Gjermani. Në këtë mënyrë unë mund t’ju këshilloj në gjuhën shqipe dhe angleze.

Mundësi të tjera

  • Kurs bazë per bukëpjekës

    Bazat e bukëpjekjes: Specialistët ju tregojnë si të piqni bukë, simite dhe ëmbëlsirë. Ju mësoni diçka edhe lidhur me shitjen. Kursi zhvillohet në Bebra (Hesen-i Verilindor).

    Mëso më shumë

  • Anglishtja: si gjuhë e dytë dhe e huaj

    Këtu ju mund të përmirësoni anglishten tuaj. Kjo ju hap perspektiva të reja. Një anglishte solide është veçanërisht e rëndësishme në fushën e turizmit dhe gastronomisë.

    Mëso më shumë

  • Haqpja e një biznesi për gratë

    Këtu ju mund të përfitoni njohuritë bazë për hapjen e një biznesi në vendin prej nga vini. Kursi është për gratë. Ai është i thjeshtë dhe i përshtatshëm edhe për analfabetet.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për turizëm

    Këtu ju mësoni bazat në fushën e turizmit. Specialistët ju japin këshilla të rëndësishme për programe të suksesshme udhëtimi. Kurset zhvillohen në Hesen-in Verior dhe Lindor.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për pun. san., ngrohje dhe kondicionerë

    Këtu ju mësoni bazat e punimeve sanitare, ngrohjes dhe kondicionerëve: specialistët ju tregojnë si të saldoni tubacionet. Kursi ofrohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso më shumë

  • Ndërtimi i furnelës me energji diellore

    Të gatuash me energjinë që jep dielli: këtu ju mund të mësoni si të ndërtoni vetë një furnelë me energji diellore. Kursi zhvillohet në Bad Hersfeld (Hesen-i Verior).

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për teknikën e ujitjes

    Këtu do të mësoni bazat lidhur me teknikën e ujitjes. Specialistët ju japin këshilla të rëndësishme. Ju do të mësoni të përdorni ujin në kopshtari dhe në bujqësi.

    Mëso më shumë

  • Shkollimi profesional

    Shkollimi dual në Gjermani do të thotë: të mësosh dhe njëkohësisht të punosh në ndërmarrje. Ju ndiqni një shkollë profesionale dhe fitoni edhe para. Shanset për të ardhmen janë të mira.

    Mëso më shumë

  • Trajnim në shitje

    Hier üben Sie, wie man erfolgreich Produkte verkauft. Profis geben Ihnen wichtige Tipps. Kurse finden in Nord- und Osthessen statt.

    Mëso më shumë

  • Këshillim në afërsi të vendbanimit

    Ju jeni duke u menduar që të ktheheni në atdheun tuaj? Këtu ju mund të kërkoni një nga Qendrat për Këshillim lidhur me kthimin në atdhe.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë: parukeri dhe kozmetikë

    Këtu ju mësoni bazat e parukerisë dhe kozmetikës. Specialistët ju tregojnë teknikat për tharjen dhe ngjyrosjen. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso më shumë

  • Ndihmë për ata që duan të kthehen

    Ju doni të ktheheni në Kosovë? Për këtë ju duhet ndihmë? “AWO” ju përkrah juve. “AWO” është në Prishtinë dhe në Prizren.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për teknik ndërtimi

    Këtu ju mund të mësoni si ndërtohen ose riparohen shtëpitë. Specialistët ju japin mësim. Ju merrni shumë këshilla praktike. Kursi zhvillohet në Bebra (Hesen-i Verilindor).

    Mëso më shumë

  • Trajnim aplikimi për shanse të reja

    Këtu ju mësoni si të shkruani ashtu siç duhet një CV. Kësisoj ju i rrisni shanset për të gjetur një vend pune të përshtatshëm.

    Mëso më shumë

  • Shkollime profesionale, trajnime, punë sezonale

    Doni të mësoni ndonjë gjuhë të huaj? Jeni duke kërkuar një trajnim për punë? Jeni duke studiuar në Universitet dhe jeni duke kërkuar një punë sezonale? Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) ofron trajnime të ndryshme, kurse të gjuhës dhe punësim sezonal.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për të kërkuar punë

    Këtu ju mësoni si të kërkoni punë në tregun ndërkombëtar të punës. Ju merrni informacione rreth faqeve të internetit për kërkimin e punës. Specialistët ju ndihmojnë.

    Mëso më shumë

  • Këshillime kur themeloni kompani

    Doni të themeloni një kompani? Qendra Inovative në Gjakovë ju këshillon.

    Mëso më shumë

  • Trajnim: profesione të ndryshme

    Doni të punoni në një profesion të ri? Jeni duke kërkuar një trajnim të ri?
    Nënë Tereza ju përkrah.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë në sektorin e shërbimeve

    Këtu mësoni se cilat drejtime në sektorin e shërbimeve ju ofrojnë shanse të mira pune. Specialistët ju japin këshilla të rëndësishme. Kurset zhvillohen në Hesen-in Verior dhe Lindor.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për energji fotovoltaike

    Energji nga dielli. Energji fotovoltaike. Energji solare. Si funksionon kjo gjë? Ky kurs u jep përgjigje pyetjeve rreth kësaj teme. Ai ofrohet në vende të ndryshme në Hesen-in Verior dhe Lindor.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë në ndërtimtari

    Këtu ju mësoni bazat e ndërtimtarisë. Specialistët ju tregojnë për shembull si murosësh apo të suvatosh. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso më shumë

  • Ndihmë për gratë në nevojë.

    Ju kërkoni ndihmë, sepse ju kërcënojnë? Ju përjetoni dhunë apo ju shfrytëzojnë për punë? Gratë në nevojë përfitojnë ndihmë tek „SOLWODI Hilfe“. Këshillimi është falas dhe individual.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për parukiere/parukier

    Këtu ju do të mësoni bazat e parukerisë. Specialistët ju tregojnë si të prisni, të ngjyrosni dhe të modeloni flokët. Kursi zhvillohet në Bad Hersfeld (Hesen-i Verilindor).

    Mëso më shumë

  • Bazat për hotel, gastronomi dhe turizëm

    Këtu ju mund të ndiqni një kurs, nëse dëshironi të punoni në gastronomi, hotel ose turizëm.

    Mëso më shumë

  • Përmirësimi i perspektivës profesionale

    Në këtë kurs ju mund të përgatiteni për tregun e punës. Këtu ju mund të zgjeroni njohuritë tuaja profesionale dhe të përmirësoni aftësitë personale.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për instalimet elektrike

    Këtu ju mund të mësoni njohuritë themelore për instalimet elektrike nëpër shtëpi dhe banesa. Kursi zhvillohet në Bad Hersfeld (Hesen-i Verior).

    Mëso më shumë

  • Trajnime për themelimin e kompanive

    Doni të themeloni një kompani? Keni themeluar kompani dhe doni të avancoheni më tutje? APPK-ja ofron trajnime të ndryshme.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për punë me dru

    Këtu ju mësoni bazat e përpunimit të drurit. Profesionistët ju tregojnë për shembull si ndërtohen dollapët. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë: bojatisje dhe llakosje

    Këtu ju mësoni bazat e bojatisjes dhe llakosjes. Specialistët ju tregojnë si lyhen dhe vishen me letër muret. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso më shumë

  • Gatimi me energji diellore

    Të gatuash me energji diellore. Të përgatisësh ushqimin me energji të rinovueshme. Si bëhet kjo gjë? Kursi të jep një përgjigje për këtë. Ai zhvillohet në Bad Hersfeld (Hesen-i Verior).

    Mëso më shumë

  • Të punosh me një shkollim profesional të përfunduar

    Informacione për punëtorë të specializuar, që dëshirojnë të punojnë në Gjermani. Ju duhet të bëni njohjen e shkollimit tuaj profesional dhe eventualisht të kualifikoheni më tej.

    Mëso më shumë

  • Këshillim për mundësitë profesionale

    Ju jeni duke menduar që të ktheheni në atdheun tuaj? Ne ju këshillojmë në këtë drejtim. Ju do të merrni informacione lidhur me mundësitë për punë dhe për kualifikimet e mëtejshme të përshtatshme.

    Mëso më shumë

  • Kurs kompjuteri

    Këtu ju përfitoni njohuri praktike në IT. Ju njihni programet më të rëndësishme dhe mësoni të kërkoni diçka në internet. Kjo ju ndihmon jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për hapjen e një biznesi

    Ju keni një ide për biznes? Ju dëshironi të punoni në mënyrë të pavarur privatisht? Ju keni dëshirë të punoni në financë-kontabilitet? Këtu mund të merrni njohuritë bazë.

    Mëso më shumë

  • Saldimi: kurs me certifikatë

    Këtu ju mësoni si të punoni me metalin. Në përfundim të kursit për saldimin në Bad Hersfeld (Hesen-i Verior) ju mund të jepni një provim dhe të pajiseni me certifikatë.

    Mëso më shumë

  • Të punosh me diplomë

    Informacione për të diplomuara dhe të diplomuar lidhur me mundësitë që kanë për të punuar në Gjermani.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për mekanik makinash

    Ju interesoheni për makinat dhe teknikën? Këtu mund të fitoni njohuritë themelore për teknikën e makinave. Ju mund të riparoni vetë një makinë.

    Mëso më shumë

  • Turizmi

    Këtu ju mësoni njohuritë themelore për turizmin. Kësisoj jeni i përgatitur për një punësim në këtë fushë.

    Mëso më shumë

  • Prej idesë deri te kompania

    Doni të punoni të pavarur? Jeni duke planifikuar të themeloni një kompani? Nënë Tereza ju përkrah. Ofrojmë trajnime të ndryshme në komuna të ndryshme.

    Mëso më shumë

  • Trajnim për TIK-un

    Doni të bëni një trajnim për TIK-un? Doni të mësoni programimin? „Open Data Kosovo“ ofron trajnime të ndryshme. Ka edhe kurse speciale për vajza e gra.

    Mëso më shumë

  • Hapja e një biznesi

    Ata që punojnë në mënyrë të pavarur privatisht, kanë shumë shanse në Gjermani – por fillimi duhet të jetë i planifikuar mirë.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë në gastronomi

    Këtu ju mësoni bazat në fushën e gastronomisë. Specialistët ju japin këshilla të rëndësishme për të punuar me sukses në restorant. Kurset zhvillohen në Bad Hersfeld dhe Bebra.

    Mëso më shumë

  • Drejt punës si i pavarur privatisht

    Ju dëshironi të hapni një firmë tuajën? Këtu ju mund të bisedoni për anët pozitive dhe negative të këtij aktiviteti. Përveç kësaj ju mësoni bazat e kalkulimit të ekonomisë së ndërmarrjes.

    Mëso më shumë

  • Informacion në telefon

    Ju jeni duke u menduar të ktheheni në atdheun tuaj? Këtu mund të merrni informacionet e para lidhur me kthimin.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për filtrimin e ujit të pijshëm

    Këtu ju do të mësoni bazat për vënien në përdorim të filtruesve të ujit të pijshëm në shtëpi. Specialistët ju japin këshilla të rëndësishme për pastërtinë e ujit.

    Mëso më shumë

  • Mediat digjitale dhe TIK-u

    Ju intereson TIK-u dhe mediat digjitale? “IPKO” ka organizime të ndryshme dhe jep përkrahje financiare. Ka edhe një program special për vajza.

    Mëso më shumë

  • Mekanik biçikletash

    Këtu mund të mësoni bazat e mekanikës së biçikletave. Ju punoni shumë në praktikë, mësoni terminologjinë dhe zgjeroni njohuritë tuaja në matematikë.

    Mëso më shumë

  • Shëndetësia dhe përkujdesja

    Jeni duke kërkuar një shkollim profesional ose një punë? Doni të punoni në fushën e shëndetësisë ose infermierisë? Qendra Profesionale e Trajnimit Diakonie ju përkrah.

    Mëso më shumë

  • Studimet

    Jepini vetes shanse të mira për karrierë përmes studimeve në një shkollë të lartë gjermane.

    Mëso më shumë

  • Kurs bazë për metale

    Këtu ju mësoni ndërtimin e konstruksioneve metalike. Specialistët ju tregojnë si mund të përpunohen metalet. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso më shumë

  • Kurse bazë në tekstil, punë me dorë dhe matematikë

    Kualifikim i mëtejshëm për gra. Ju mësoni njohuritë bazë praktike në fushën e rrobaqepësisë, qëndistarisë, punës me dorë dhe matematikës. Kurset zhvillohen në Kusel, në landin e Rajnland Pfalcit (Rheinland-Pfalz).

    Mëso më shumë

  • Kurse të ndryshme profesionale

    Kualifikim i mëtejshëm në shumë fusha. Për shembull për rrobaqepësi, kompjuter, kuzhiniere/kuzhinier, make-up, infermiere/infermier kontabilitet, anglisht, gjermanisht për turizmin. Kurset zhvillohen në Manhajm (Mannheim).

    Mëso më shumë

  • Kurse të ndryshme me praktikë

    Kualifikime të mëtejshme nga kurset teorike dhe praktikat. Për shembull në magazinë, logjistikë, si mekanik makinash, në rrobaqepësi ose për infermieri dhe higjenë. Në Mepen (Meppen) në landin e Nidersaksenit (Niedersachsen).

    Mëso më shumë

  • Ndihmë gjatë themelimit të kompanive

    Doni të themeloni një kompani? Jeni duke kërkuar trajnime për TIK-un, mediat sociale dhe marketingun? “ICK”-ja ju ndihmon.

    Mëso më shumë

  • Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

    Jeni në kërkim të punësimit? Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ju ndërmjetëson për gjetjen e një pune ose një trajnimi.

    Mëso më shumë

  • Punësime në fusha të ndryshme

    Jeni duke kërkuar punë? Ka faqe të ndryshme të internetit ku mund të gjeni oferta për punë.

    Mëso më shumë

  • Bursa arsimore

    “Roma Education Fund” përkrah romët që shkojnë në shkollë ose studiojnë. Juve ju ipet ndihmë përgjatë procesit të aplikimit apo regjistrimit. Ju mund të merrni edhe një bursë.

    Mëso më shumë

  • Mësoni gjermanisht

    Doni të mësoni apo avanconi gjuhën gjermane? J Në „Goethe-Zentrum“ ka kurse të gjuhës në nivele të ndryshme. Këtu ju mund të bëni edhe vetëm provimin për dëshmi.

    Mëso më shumë

  • Si të mësoni gjermanisht

    Jeni duke kërkuar një shkollë për gjuhë të huaja që ofron kurse për gjermanisht? Në Institutin Austriak të Gjuhëve në Prishtinë ju mund të mësoni gjermanisht.

    Mëso më shumë

  • Qendra e kthimit URA

    Jeni kthyer në Kosovë dhe keni nevojë për ndihmë? Një vend për të jetuar? Trajtim mjekësor? Letra? Punë?
    URA ju ndihmon të rifilloni jetën në Kosovë.

    Mëso më shumë

  • Përkrahja e grave

    „Kosova Women 4 Women“ ju ndihmon grave përmes trajnimeve për zhvillim profesional apo përkrahjes financiare KW4W ofron edhe trajnime informuese për burrat.

    Mëso më shumë

  • Gjuhë dhe TIK-u

    Doni të mësoni gjuhë të huaja? Ju intereson TIK-u? Në Institutin për Trajnim dhe Zhvillim (TDI) ofrohen trajnime të ndryshme.

    Mëso më shumë

  • Këshillime ligjore

    Keni një problem ligjor dhe ju duhet ndihmë? Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K) ju këshillon.

    Mëso më shumë

  • Trajnime të ndryshme

    Dëshironi të aftësoheni më tutje? Te Kolegji Europian i Kosovës ka trajnime të ndryshme.

    Mëso më shumë

  • Perspektiva përmes hapjes së një biznesi

    Ju keni një ide për të hapur një biznes? Ju dëshironi të bëheni i pavarur në vendin prej nga vini me një ide për hapjen e një biznesi? Ju keni nevojë për ndihmë në fillim? „StartHope@Home“ ofron kurse dhe këshillim.

    Mëso më shumë

  • Kurs online për punë sociale

    Platforma e mësimit „Kiron“ ofron kurse në nivelin e shkollave të larta. Ajo ndërmjetëson një spektër të gjerë njohurish teorike dhe shkencore lidhur me punën sociale.

    Mëso më shumë

  • Teknika e punimeve higjeno-sanitare, ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar

    Këtu mund të mësoni teknikën e punimeve higjeno-sanitare, të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Për shembull instalimin e impjanteve dhe mirëmbajtjen e tyre. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi: Nordrhein-Westfalen).

    Mëso më shumë

  • Hyrje: bojatisja dhe llakosja

    Këtu mund të mësoni bazat e bojatisjes/llakosjes: përdorimin e ngjyrave, dekorimin me ornamente ose teknikën e bojatisjes. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi: Nordrhein-Westfalen).

    Mëso më shumë

  • Hyrje: konstruksionet metalike

    Këtu ju mund të fitoni njohuri për konstruksionet metalike. Për shembull njohuri për materialet, si të përdorni veglat dhe makineritë. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi: Nordrhein-Westfalen).

    Mëso më shumë

  • Kurse online në biznes dhe ekonomik

    Platforma e mësimit „Kiron“ ofron module në nivelin e shkollave të larta: bazat teorike të sistemeve ekonomike dhe të ekonomisë së ndërmarrjes.

    Mëso më shumë

  • Hyrje: Elektroteknikë

    Këtu mund të mësoni bazat e elektroteknikës: përdorimin e veglave të punës, matematikën e rëndësishme ose ndërtimin e qarqeve elektrike. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi: Nordrhein-Westfalen).

    Mëso më shumë

Të gjesh mundësi Kërko këshillim Messenger