Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Prishtinë është e hapur për të gjithë dhe ofron këshillime falas rreth:
- mundësive për punësim në Kosovë,
- mundësive për të hapur një biznes në Kosovë,
- mundësive për aftësim profesional ose trajnime në Kosovë,
- procesit të riintegrimit për njerëzit që janë kthyer në Kosovë,
- mundësive për punësim ose aftësim profesional në Gjermani
Poashtu, pranë qendrës sonë ju mund të kryeni një trajnim dhe të mësoni se si të përpiloni aplikacione pune, dhe si të përgatiteni për intervista pune. Ky trajnim ofrohet çdo javë dhe është falas për të interesuarit.
Përveç kësaj ofrojmë edhe trajnime të ndryshme profesionale, të cilat organizohen nga partnerët tonë. Gjatë këshillimit individual në qendër, ne ju referojmë tek ofertat e përshtatshme nga të cilat mund të përfitoni. Edhe këto trajnime janë falas për ju.
Çdo vit, DIMAK organizon panairin e punës dhe karrierës në Kosovë. Përveç kësaj, qendra ofron edhe evente informative rreth mundësive për të jetuar, studiuar dhe punuar në Gjermani.