Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë është e hapur për këdo. Këtu ju mund të informoheni dhe të këshilloheni për temat e mëposhtme:
- mundësitë për punë dhe shkollim profesional në Shqipëri,
- trajnimet për aplikim,
- panairet për punësim dhe karrierë në Shqipëri,
- përkrahjen që përfitoni, nëse jeni kthyer në Shqipëri,
- informacionet lidhur me autoritetet dhe ndihmën që jep shteti për qytetarët shqiptarë,
- mundësitë për punë dhe shkollim profesional në Gjermani.
Ju mund ta vizitoni me kënaqësi personalisht Qendrën në Tiranë. Punonjësit tanë janë në dispozicionin tuaj dhe ju këshillojnë për pyetjet që keni në telefon ose me E-mail. Këshillimi për ju është falas.