Skip to main content
Menyja

Video nga Kosova

Video nga Kosova

Në këtë faqe ju do të gjeni video me informacione rreth kthimit, mundësive për punësim dhe hapjes së një biznesi privat. Ju ndodheni në Gjermani ose në një vend tjetër dhe jeni duke u menduar që të ktheheni? Ne ju shpjegojmë thjesht se cila është përkrahja që përfitoni për këtë gjë. Përveç kësaj ju tregojmë edhe histori të personave të tjerë që janë kthyer dhe që ndërkohë kanë arritur të krijojnë me sukses një ekzistencë të re. Ju jetoni ndërkohë në atdheun tuaj dhe jeni duke kërkuar perspektiva të reja profesionale? Edhe në këtë rast ju mund të gjeni tek videot informacione ndihmëse lidhur me mundësitë e këshillimit.

Më shumë informacione për qendrën këshilluese ju mund të gjeni këtu. >

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Aftësitë e mia i vë në punë në vendin tim

Unë quhem Amir dhe vij nga Kosova. Jetoj bashkë me gruan dhe djalin tim 5 vjeçar në Gjilan. Puna si zdrukthëtar ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Më parë nuk e kisha menduar kurrë që do të bëja kaq përpara me këtë profesion në atdheun tim. Por me pak ndihmë arrita ta realizoja ëndrrën time.

Më shumë informacione >

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Shtysa të reja për të punuar si fermere

Me ndihmën që mora arrita të mëkëmbem përsëri si fermere.

Më shumë informacione >

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Kosova – Një fillim i ri si rrobaqepëse:

Meritës iu desh të kthehej nga Gjermania në Kosovë sëbashku me burrin dhe fëmijët e saj. Me mbështetjen e GIZ dhe të organizatës partnere “Gratë për Gratë”, ajo përfundoi me sukses trajnimin për qepje dhe tani punon e pavarur nga shtëpia e saj.

 

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Kosova – Një fillim i ri si kuzhiniere:

Gjylistane u kthye nga Gjermania në Kosovë sëbashku me familjen e saj në vitin 2015. Me mbështetjen e ofruar nga GIZ, ajo u trajnua si kuzhiniere dhe më pas gjeti punë. Ajo është e bindur se në të ardhmen do të ia dal ta drejtojë biznesin e saj.