Skip to main content
Menyja

Politika e privatësisë

Shoqëria gjermane Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i kushton rëndësi të madhe trajtimit të përgjegjshëm dhe transparent të të dhënave personale.

Më poshtë gjeni informacione: 
    • sesi të kontaktoni GIZ në lidhje me politikën e privatësisë. 
    • se çfarë të dhënash përpunohen kur vizitoni faqen e internetit.
    • se çfarë të dhënash përpunohen kur na kontaktoni, abonoheni në buletine informative ose njoftime për shtyp ose kur përdorni shërbime të tjera online të GIZ. 
    • se çfarë opsionesh ekzistojnë për kundërshtimin e ruajtjes të të dhënave.
    • se çfarë të drejtash keni në lidhje me ne.

    1. Personi përgjegjës dhe i ngarkuari për mbrojtjen e të dhënave

Përgjegjëse për përpunimin e të dhënave është shoqëria gjermane Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Adresa:

Friedrich-Ebert-Allee 32 + 36, 53113 Bonn

Dag-Hammarskjöld-Weg 1–5, 65760 Eschborn

Kontakt:
zme-pr@giz.de 

Për pyetje konkrete mbi mbrojtjen e të dhënave tuaja, kontaktoni të ngarkuarin e GIZ për mbrojtjen e të dhënave: datenschutzbeauftragte@giz.de


    2. Informacioni mbi mbledhjen e të dhënave personale

        2.1 Mbledhja e të dhënave personale kur vizitoni faqen tonë të internetit

Kur vizitoni faqen e internetit të Startfinder, shfletuesi që përdorni dërgon automatikisht të dhëna që ruhen në një skedar regjistri. Vetë GIZ përpunon vetëm ato të dhëna që janë të nevojshme nga ana teknike, për të shfaqur si duhet faqen e internetit dhe për të garantuar stabilitet dhe siguri.
Ndër të tjera, çdo qasje ruan faqen e vizituar, adresën IP të pajisjes që po aksesohet, faqen nga e cila është ridrejtuar përdoruesi dhe datën dhe orën e qasjes. Një listë të detajuar të të dhënave të ruajtura e gjeni këtu.

Fusha e skedarit të regjistrit 

GIZ është i detyruar t’i ruajë të dhënat përtej kohës së vizitës në mënyrë që të sigurojë mbrojtje kundër sulmeve ndaj infrastrukturës së internetit të GIZ dhe teknologjisë së komunikimit të qeverisë federale gjermane (baza: neni 6 paragrafi 1 germa e GDPR-së në lidhje me nenin 5 të Ligjit BSI (Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit)). Në rast sulmi ndaj teknologjisë së komunikimit, këto të dhëna do të analizohen dhe do të përdoren për të nisur procedimin ligjor dhe penal. 

Të dhënat e regjistruara gjatë qasjes në faqen e internetit të GIZ do t'u kalojnë palëve të treta vetëm nëse ekzistojnë detyrime ligjore ose nëse kalimi i tyre është i nevojshëm për procedimin ligjor dhe penal në rast sulmi ndaj teknologjisë së komunikimit të qeverisë federale gjermane. Në rastet e tjera nuk lejohet kalimi i të dhënave. Këto të dhëna nuk përzihen me burime të tjera të të dhënave në GIZ.

Të dhënat në skedarin e regjistrit fshihen pas një dite.

Informacione të tjera i gjeni në versionin anglisht.

        2.2 Cookies

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, në kompjuterin tuaj ruhen skedarë të vegjël me tekst të quajtur Cookies. Ato shërbejnë për ta bërë internetin më praktik dhe efikas për përdoruesin në përgjithësi. Cookies nuk mund të ekzekutojnë programe apo të transmetojnë viruse në kompjuterin tuaj.

Në faqen e internetit të GIZ përdoren Cookies që fshihen automatikisht sapo të mbyllet shfletuesi ku shfaqet faqja (të ashtuquajtura kukit ose seanca të kukit). Ky lloj Cookies mundëson caktimin e kërkesave të ndryshme të shfletuesit për një seancë dhe njohjen e shfletuesit kur faqja e internetit vizitohet përsëri (ID-ja e seancës). Baza ligjore është neni 6 (1) (e) e GDPR-së.

        2.3 Shërbimi i analizimit matomo (analizimi i përdoruesit)

Për analizimin e të dhënave të përdorimit, GIZ përdor shërbimin ueb të analizimit “Matomo”, i cili operohet nga InnoCraft Ltd në Wellington (Zelandë e Re). Të dhënat ruhen dhe vlerësohen plotësisht në mënyrë anonime.

Të dhënat e krijuara me Matomo përpunohen dhe ruhen në mënyrë ekskluzive në Evropë dhe Zelandë të Re në emër të GIZ nga Matomo.

Informacione të tjera mbi mbrojtjen e të dhënave nga Matomo gjeni këtu: Matomo Cloud Privacy Policy - Matomo Analytics
Informacione të tjera mbi analizimin e përdorimit
Informacione të tjera i gjeni në versionin anglisht.
Informacione të tjera mbi kundërshtimin
Informacione të tjera i gjeni në versionin anglisht.

    3. Përpunimi i të dhënave personale kur na kontaktoni

Për të shqyrtuar kërkesat e përdoruesve kur ata na kontaktojnë, përpunohen të dhënat e tyre. Disponohen këto mundësi kontaktimi: 
    • Formulari i kontaktit 
    • Emaili
    • Telefoni

        3.1 Formulari i kontaktit

Faqja jonë e internetit përmban një formular që ju mundëson të na kontaktoni në mënyrë elektronike. Gjatë përdorimit të formularit të kontaktit do të përpunohen informacionet tuaja si emri, adresa e emailit, numri i telefonit, shteti, si dhe adresa juaj postare dhe të dhëna të tjera personale që përfshihen në kërkesë. Dhënia e adresës postare është opsionale dhe ju lejon t’i përgjigjeni kërkesës me postë nëse e dëshironi këtë gjë. Përpunimi kryhet bazuar në pëlqimin e dhënë në përputhje me nenin 6 paragrafi 1 germa a e GDPR-së dhe për qëllim të përpunimit të kërkesës suaj. 

Me aktivizimin e kutisë së verifikimit dhe dorëzimit të formularit të kontaktit, përdoruesi pranon kalimin dhe ruajtjen e të dhënave personale. Plotësimi i formularit të kontaktit mund të anulohet në çdo kohë. Kalimi i të dhënave kryhet vetëm pasi të jetë dorëzuar formulari.

Kalimi i të dhënave në GIZ kryhet përmes lidhjes së enkriptuar SSL.

        3.2 Kontakti me email

Një alternativë tjetër për të kontaktuar GIZ-in është përmes adresës së emailit. Në këtë rast, të dhënat personale të përdoruesit të transmetuara me email (p.sh.: mbiemri, emri, adresa), por të paktën adresa e emailit, si dhe informacioni i përmbajtur në email, do të ruhen ekskluzivisht për qëllimin e kontaktimit të përdoruesit dhe përpunimin e kërkesës së tij. 

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave që jepen me email është neni 6 paragrafi 1 germa e e GDPR-së.

        3.3 Kontakti me telefon

Kur na kontaktoni me telefon, të dhënat personale do të përpunohen sipas nevojës për të shqyrtuar kërkesën tuaj.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave që jepen me telefon është neni 6 paragrafi 1 germa e e GDPR-së.

  4. Përpunimi i të dhënave personale në kuadër të përdorimit në mediat sociale 

Në faqen e saj të internetit, GIZ ofron mundësinë që të vizitoni profilet e kompanisë në rrjetet dhe platformat sociale si Facebook, YouTube dhe LinkedIn. 

Kur vizitoni këto platforma, të dhënat personale nuk mblidhen, përdoren ose ruhen nga GIZ, por nga operatorët e rrjetit përkatës social. Kjo ndodh edhe nëse vetë vizitorët nuk kanë profil në rrjetin përkatës social. 

Kur hyni në një media sociale të GIZ, zbatohen kushtet e përdorimit dhe politikat e privatësisë të operatorëve përkatës. Klikoni këtu për detajet e kontaktit dhe linqet e politikave të privatësisë të mediave sociale ku GIZ operon. 

Mediat sociale ku GIZ është prezente

    • Politikën e privatësisë për rrjetin social LinkedIn, operuar nga kompania me adresë në LinkedIn Corporation, 2029 Stierlin Court Mountain View, CA 94043, SHBA, mund ta këqyrni këtu https://de.linkedin.com/legal/privacy-policy?trk=%7Berror-page%7D-privacy-policy
    • Politikën e privatësisë për rrjetin social YouTube, operuar nga kompania me adresë në Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irlandë, mund ta këqyrni këtu https://www.gstatic.com/policies/privacy/pdf/20190122/f3294e95/google_privacy_policy_de_eu.pdf;
    • Politikën e privatësisë për rrjetin social Facebook, operuar nga kompania me adresë në Facebook Ireland Limited, 4 Grand Canal Square, Dublin 2, Irlandë, mund ta këqyrni këtu https://www.facebook.com/about/privacy/update?ref=old_policy

Shënim në lidhje me “Facebook Fanpage” 

Kur vizitoni faqet Facebook të GIZ, Facebook mbledh adresën tuaj të Ip-së si dhe informacione të tjera në formën e kukit. Ky informacion përdoret për t'i vënë në dispozicion GIZ-it, si operator i faqes në Facebook, informacion statistikor në lidhje me përdorimin e faqes në Facebook. Këtë informacion statistikor GIZ mund ta sigurojë nëpërmjet opsionit “Insights” në faqen Facebook.

Këto statistika gjenerohen dhe ofrohen vetëm nëpërmjet Facebook. Si operator i faqes, GIZ nuk ka asnjë ndikim mbi gjenerimin dhe prezantimin e këtij informacioni. Ofrimi i informacionit kryhet automatikisht dhe nuk mund të çaktivizohet.

Me operimin e faqes Facebook, GIZ ofron një mjet modern komunikimi dhe informimi. Përpunimi i të dhënave personale të shoqëruara me operimin e faqes Facebook bazohet në nenin 6 paragrafi 1 germa e e GDPR-së.
Si operator i Fanpage, GIZ është përgjegjës së bashku me Facebook për përpunimin e të dhënave. Megjithatë, përgjegjësinë kryesore për përpunimin e të dhënave Insights e mban Facebook. Prandaj, Facebook përmbush të gjitha detyrimet sipas GDPR-së në lidhje me përpunimin e të dhënave Insights (përfshirë, ndër të tjera, nenet 12 dhe 13 të GDPR-së, nenet 15-22 dhe nenet 32-34 të GDPR-së). Subjektet e të dhënave mund t’i kërkojnë të drejtat e tyre ose nga GIZ ose nga Facebook. Nëse kontaktoni me GIZ, jeni të detyruar t’i përcillni Facebook të gjitha informacionet përkatëse. 

Shtesa e plotë e faqes së Insights në lidhje me përgjegjësitë dhe të dhënat e përpunuara mund të gjendet këtu:
https://de-de.facebook.com/legal/terms/page_controller_addendum

    5. Kalimi te palët e treta

GIZ nuk ua kalon të dhënat personale palëve të treta, përveç nëse është e detyruar ligjërisht ose e autorizuar ta bëjë këtë. 

    6. Transferimi i të dhënave vendeve të treta

GIZ nuk ua transferon të dhënat personale vendeve të treta. Gjatë përdorimit të mediave sociale, zbatohen rregullat e mbrojtjes së të dhënave të ofruesve përkatës. 

    7. Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave

Të dhënat e përdoruesve nuk do të ruhen më gjatë nga sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato përpunohen (fundi i programit 31 maj 2027) ose për shkak të kërkesave ligjore për ruajtjen e tyre.

    8. Siguria IT e të dhënave të përdoruesit

Informacione të tjera i gjeni në versionin anglisht.

    9. Informacion mbi të drejtat e përdoruesit

Vizitorët e faqes së internetit të GIZ kanë të drejtë:
    • të marrin informacion në lidhje me të dhënat e tyre që ruhen nga ne (neni 15 i GDPR-së),
    • të kërkojnë korrigjimin e të dhënave të tyre që ruhen nga ne (neni 16 i GDPR-së),
    • të kërkojnë fshirjen e të dhënave të tyre që ruhen nga ne (neni 17 i GDPR-së),
    • të kërkojnë kufizim të përpunimit të të dhënave tuaja që ruhen nga ne (neni 18 i GDPR-së), 
    • të kundërshtojnë ruajtjen e të dhënave tuaja, nëse të dhënat përpunohen në bazë të nenit 6 paragrafi 1 germa f dhe e të GDPR-së (neni 21 i GDPR-së), 
    • të marrin të dhënat që kanë të bëjnë me ju në një format të përdorur gjerësisht e të lexueshëm nga makineria, nga personi përgjegjës në mënyrë që t'i përcillen një personi tjetër përgjegjës sipas nevojës (e drejta e kalimit të të dhënave personale së të dhënave, neni 20 i GDPR-së),
    • të revokojnë pëlqimin e tyre nëse përpunimi i të dhënave bazohet në pëlqim (neni 6 paragrafi 1 germa a e GDPR-së). Ligjshmëria e përpunimit bazuar në pëlqimin e dhënë mbetet e paprekur deri në marrjen e revokimit.
    • Në përputhje me nenin 77 të GDPR-së, ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent të mbrojtjes së të dhënave. Autoriteti kompetent për GIZ është Komisioneri Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit (BfDI).  

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, kontaktoni të ngarkuarin nga GIZ për mbrojtjen e të dhënave në datenschutzbeauftragte@giz.de.