Skip to main content
Menyja

Mbrojtja e të dhanave personale

Institucioni përgjegjës

Institucioni përgjegjës për përpunimin e të dhanave ashtë Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) SHPK.

Adresa:
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) SHPK
Dag-Hammarskjöld-Weg 1–5
65760 Eschborn

Kontakti:
reintegration@giz.de 

Të dhanat e kontaktit të personit përgjegjës në lidhje me mbrojtjen ligjore të të dhanave personale
datenschutzbeauftragter@giz.de 

Informacione në lidhje me përpunimin e të dhanave të grumbullueme

Në përgjithësi
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) SHPK ashtë një sipërmarrje shërbimi jo-fitimprurëse për bashkpunim ndërkombtar, e cila vepron në të gjithë botën. Ajo punon si një sipërmarrje e federatës, e organizueme privatisht nga ana ekonomike, tu synue në kuadrin e zhvillimit politik që me përmirësue kushtet e jetesës së njerëzve në krejt botën dhe me rujtë bazën e natyrshme të jetës.

Analiza e përdoruesit
Kjo ofertë për faqen ueb përdor për analizën e përdoruesit Matomo-n. Përmes Cookies këtu grumbullohen informacione lidhur me mënyrën e përdorimit të kësaj ueb faqeje, tu përfshi këtu edhe adresën e shkurtueme dhe të memorizueme të IP-së të kompjuterit nga i cili kryhen veprimet. Aty të dhanat kanë mu anonimizue dhe mu memorizue për m’u përdor me qëllim të analizimit të mënyrës së përdorimit.

Pas anonimizimit, mbi bazën e nivelit aktual të teknikës, nuk ashtë ma e mundun që mu ba adresimi i kompjuterit, përkatësisht pajisjes së fundit nga e cila janë krye veprimet. Informacionet që përfitohen përmes Cookies do të përcillen ma tutje vetëm në serverat për përdorim të mbrendshëm. Nuk kanë me ju dhanë në dispozicion një pale të tretë. Përpunimi i të dhanave vijon në mbështetje të nenit 6, paragrafi 1 f) EU-DSGVO (shkurtim për Rregulloren Europiane lidhur me Mbrojtjen e të Dhanave Personale) me interesin e përligjun për analizën e mënyrës së përdorimit, tue pasë si qëllim përmirësimin e ofertës në ueb faqen. Ekziston mundsia e kundërshtimit ndaj përpunimit të të dhanave të përdoruesit për analizën e mënyrës së përdorimit.

Nën linkun e maposhtëm përdoruesja/përdoruesi kanë mundsinë të çaktivizojnë grumbullimin e të dhanave të tyne. Udhzime lidhun me kundërshtimin: Këtu ka mu instalue një Cookie në pajisjen e fundit nga e cila kryhen veprimet, që ka me pengue grumbullimin e të dhanave të përdoruesit gjatë kohës që ky i fundit viziton ueb faqen. Për me pasë efekt kundërshtimi, duhet që Cookie mu instalue në çdo pajisje nga e cila kryhen veprimet. Tue marrë parasysh se Cookie ka mu instalue në brauserin përkatës (program i internetit), atëherë duhet që gjatë përdorimit të shumë brauserëve në pajisjen e fundit nga e cila kryhen veprimet (p.sh: Internet-Explorer, Chrome, Mozilla Firefox) mu instalue Cookie në secilin brauser. Përveç kësaj duhet mu marrë parasysh që në rast se shlyhen Cookies krejt, bashkë me ato shlyhet edhe Cookie që lidhet me kundërshtimin dhe duhet mu instalue rishtas edhe një herë.

Cookies
Kjo faqe e internetit përdor Cookie, pra fajlla të vegjël me tekste të shkurtra për përpunim teknik. Pa Cookie, p.sh. nëse ato çaktivizohen në brauser, nuk ashtë e mundshme m’u realizue një përdorim i plotë i kësaj ueb faqeje.

Ne përdorim Cookies si më poshtë:

  • f_ftid
  • bf_locto
  • bf_locin
  • Drupal_visitor_bf_ftid

Këto Cookies i shërbejnë vetëm funksionimit teknik të ueb faqes dhe përpunimit të të dhanave anonime për me nxjerrë prej tyne informacione individuale. Të dhanat personale as nuk grumbullohen dhe as nuk memorizohen përmes Cookies. Pas 7 ditësh Cookies e humbin vlefshmërinë e tyne.

Përcjellja e të dhanave një pale të tretë
Të dhanat tueja nuk i jipen në dispozicion një pale të tretë.

Kohëzgjatja e memorizimit të të dhanave
Përmes kësaj ueb faqeje nuk përpunohen të dhana personale, përveç IP adresës, e cila ashtë e nevojshme për me realizue komunikimin përmes ueb serverit dhe brauserit tuej. IP adresa nuk memorizohet. Përpunimi i të dhanave shlyhet menjëherë mbasi ju të keni mbarue vizitën në ueb faqe.

Të drejtat e përdoruesit
Ju keni të drejtën me kundërshtue përpunimin e të dhanave, me pyet për të dhanat tueja personale dhe për përpunimin e tyne, me kërkue eventualisht korrigjimin e tyne, përkatsisht kufizimin e përpunimit të tyne ose edhe shlyrjen e të dhanave. Në rastin e fundit të dhanat fshihen.
Në rast se keni pytje ose ankesa për kët ueb faqe, ju mundeni mu drejtue në adresën e masipërme të kontaktit të personit përgjegjës lidhun me mbrojtjen ligjore të të dhanave personale. Përveç kësaj ju keni të drejtë me ba një ankesë në institucionin përgjegjës për mbrojtjen ligjore të të dhanave personale. Institucioni përgjegjës ashtë: Zyra Federative për Mbrojtjen Ligjore të të Dhanave Personale dhe Lirinë e Informacionit [Bundesbeauftragte für den Datenschutz und die Informationsfreiheit (BfDI)].

Regjistrimi i të dhanave të përgjithshme dhe informatave

Ueb faqja regjistron sa herë që ta kontaktoni të dhana të përgjithshme dhe informata. Këto të dhana memorizohen në fajllat protokolluese të serverit.

Regjistrimi mundet me përfshi:

  1. llojet dhe versionet e përdoruna të brauserëve,
  2. sistemin operativ që përdoret nga sistemi veprues,
  3. faqen e internetit prej të cilit një sistem veprues përfundon në faqen tonë (i ashtuquajturi referent http),
  4. ueb faqet të nënrendituna, të cilat përmes një sistemi veprues qasen në faqen tonë,
  5. datën dhe orën e aksesit në faqen e internetit,
  6. një adresë protokolluese të internetit (IP adresën),
  7. ofruesin e shërbimeve të internetit për sistemin veprues dhe
  8. të dhana e informata të tjera të ngjashme, të cilat i shërbejnë mbrojtjes nga rreziku, në rast të sulmeve kundër sistemeve tona informative teknologjike.

Nga të dhanat e masipërme na nuk mundem me nxjerrë përfundime për përdoruesin konkret. Këto informata përpunohen vetëm për qëllime teknike:

  1. për me paraqit në mënyrë korrekte përmbajtjet e kësaj ueb faqeje,
  2. për me përshtatë përmbajtjet e kësaj faqeje,
  3. për me sigurue aftësinë funksionale të vazhdushme të sistemeve tona informative teknologjike dhe teknikën e faqes sonë të internetit si dhe
  4. për me ofrue informacionet e nevojshme në rastin e përndjekjeve penale.

Këto të dhana dhe informata të grumbullueme në mënyrë anonime analizohen prej nesh nga njana anë në mënyrë statistikore, me synimin për me rritë mbrojtjen ligjore të të dhanave dhe sigurinë e tyne, tue sigurue kshtu një nivel mbrojtës të përshtatshëm për të dhanat që përpunohen prej nesh. Të dhanat anonime të fajllave protokolluese të serverit memorizohen veçmas prej të dhanave të tjera. Të dhanat shlyhen pas 6 muajsh.

Contact Me gjetë mundsi Find adice Me gjetë kshillim