Skip to main content
Menyja

Punë e re dhe fillim i ri në Shqipëri

Ralfi u aftësua me ndihmën e DIMAK-ut për t’u punësuar si pjekës picash.

Punë e re dhe fillim i ri në Shqipëri

Unë quhem Ralf dhe jam 25 vjeç. Në fillim të vitit 2018 erdha në Gjermani, doja të krijoja një ekzistencë të re atje. Pas 5 muajsh e pashë që kjo gjë do të ishte shumë e vështirë pa pasur një status legal. Për këtë arsye u ktheva në atdheun tim, në Shqipëri – atje m’u hapën mundësi krejt të reja. Ndodhi kështu:

Pasi u ktheva në Tiranë, disa të njohur më treguan për DIMAK-un, Qendrën Gjermane të Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë. Ata më njoftuan që DIMAK-u mund të ndihmojë për t’u integruar përsëri. Më tingëlloi shumë premtuese kjo gjë; pra vendosa të shkoj atje. Ishte me të vërtetë një vendim shumë i mirë. Sepse grupi këshillues më furnizoi me informacione nga më të ndryshmet dhe mësova kështu për mundësi dhe kurse të ndryshme. M’u hapën sytë, papritmas mund të shikoja tashmë shanset që më ofroheshin në Shqipëri.

Për fat të keq nuk kam një shkollim të vërtetë profesional, vetëm kam mbaruar shkollën. Gjithmonë më kanë interesuar ushqimi dhe gastronomia. DIMAK-u më orientoi tek një projekt i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përmes të cilit unë munda të bëj një kurs si pjekës picash. Më pas gjeta vetë një vend pune në një restorant. Këshillimi i DIMAK-ut më ndihmoi vërtet shumë. Tani kam një punë, e cila më pëlqen! Prandaj sot mund të them: bëra mirë që u ktheva. Kam gjetur një punë të re dhe të kualifikuar dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.

Botuar më 04/2019

Pas kthimit kam gjetur një punë të re dhe të kualifikuar.
Ralfi, Shqipëri

Më shumë Përvojat