Skip to main content
Menyja

Mbrojtja e të dhënave personale

Institucioni përgjegjës

Institucioni përgjegjës për përpunimin e të dhënave është Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) SHPK.

Adresa:
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) SHPK
Dag-Hammarskjöld-Weg 1–5
65760 Eschborn

Kontakti:
pme-pr@giz.de 

Të dhënat kontaktuese të personit përgjegjës lidhur me mbrojtjen ligjore të të dhënave personale
datenschutzbeauftragter@giz.de 

Informacione lidhur me përpunimin e të dhënave të vjela

Në përgjithësi
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) SHPK është një organizatë shërbimi me dobi publike për bashkëpunim ndërkombëtar, e cila vepron në të gjithë botën. Ajo punon si një sipërmarrje e federatës, e organizuar privatisht nga ana ekonomike, duke synuar në kuadrin e zhvillimit politik që të përmirësojë kushtet e jetesës së njerëzve në mbarë botën dhe të ruajë bazën e natyrshme të jetës.

Analiza e përdoruesit
Kjo ofertë për faqen ueb përdor për analizën e përdoruesit Matomo-n. Përmes Cookies këtu grumbullohen informacione lidhur me mënyrën e përdorimit të kësaj faqeje ueb, duke përfshirë këtu dhe adresën e shkurtuar dhe të memorizuar IP të kompjuterit nga i cili kryhen veprimet. Aty të dhënat do të anonimizohen dhe do të memorizohen për t’u përdorur për qëllimet e analizës së mënyrës së përdorimit.

Pas anonimizimit, mbi bazën e nivelit aktual të teknikës, nuk është më e mundur që të bëhet adresimi i kompjuterit, përkatësisht pajisjes së fundit nga e cila janë kryer veprimet. Informacionet që përftohen përmes Cookies do të jepen më tej vetëm në serverat për përdorim të brendshëm. Nuk do të ketë vënie në dispozicion të tyre një pale të tretë. Përpunimi i të dhënave vijon në mbështetje të nenit 6, paragrafi 1 f) EU-DSGVO (shkurtim për Rregulloren Europiane lidhur me Mbrojtjen e të Dhënave Personale) me interesin e përligjur për analizën e mënyrës së përdorimit, duke pasur si qëllim përmirësimin e ofertës në faqen ueb. Ekziston mundësia e kundërshtimit ndaj përpunimit të të dhënave të përdoruesit për analizën e mënyrës së përdorimit.

Nën linkun e mëposhtëm përdoruesja/përdoruesi kanë mundësinë të çaktivizojnë grumbullimin e të dhënave të tyre, linku. Udhëzime lidhur me kundërshtimin: Këtu do të instalohet një Cookie në pajisjen e fundit nga e cila kryhen veprimet, që do të pengojë grumbullimin e të dhënave të përdoruesit gjatë kohës që ky i fundit viziton faqen ueb të ofertës. Në mënyrë që kundërshtimi të ketë efekt, duhet që Cookie të instalohet në çdo paisje nga e cila kryhen veprimet. Duke qenë se Cookie do të instalohet në brauserin përkatës (program i internetit), atëherë duhet që gjatë përdorimit të shumë brauserëve në pajisjen e fundit nga e cila kryhen veprimet (p.sh: Internet-Explorer, Chrome, Mozilla Firefox) të instalohet Cookie në secilin brauser. Përveç kësaj duhet të merret parasysh që në rast se fshihen Cookies në tërësi, bashkë me to fshihet edhe Cookie që lidhet me kundërshtimin dhe duhet që të instalohet rishtas edhe një herë.

Cookies
Kjo faqe interneti përdor Cookie, pra skedarë të vegjël me tekste të shkurtra për përpunim teknik. Pa Cookie, p.sh. nëse ato çaktivizohen në brauser, nuk është e mundur të realizohet një përdorim i plotë i kësaj faqeje ueb.

Ne përdorim Cookies si më poshtë:

  • f_ftid
  • bf_locto
  • bf_locin
  • Drupal_visitor_bf_ftid

Këto Cookies i shërbejnë vetëm funksionimit teknik të faqes ueb dhe përpunimit të të dhënave anonime për të nxjerrë prej tyre informacione individuale. Të dhënat personale as nuk grumbullohen dhe as nuk memorizohen përmes Cookies. Pas 7 ditësh Cookies e humbasin vlefshmërinë e tyre.

Vënia në dispozicion e të dhënave një pale të tretë
Të dhënat tuaja nuk i vihen në dispozicion një pale të tretë.

Kohëzgjatja e memorizimit të të dhënave
Përmes kësaj faqeje ueb nuk do të përpunohen të dhëna personale, përveç adresës IP, e cila është e nevojshme për të realizuar komunikimin përmes serverit të uebit dhe brauserit tuaj. Adresa IP nuk do të memorizohet. Përpunimi i të dhënave do të fshihet direkt pasi ju të keni mbaruar së vizituari faqen.

Të drejtat e përdorues
Ju keni të drejtën ta kundërshtoni përpunimin e të dhënave, të pyesni për të dhënat tuaja personale dhe për përpunimin e tyre, të kërkoni eventualisht korrigjimin e tyre, përkatësisht kufizimin e përpunimit të tyre ose edhe fshirjen e të dhënave. Në rastin e fundit të dhënat do të fshihen.
Në rast se keni pyetje ose ankesa për këtë faqe ueb, ju mund të drejtoheni në adresën e mësipërme të kontaktit të personit përgjegjës lidhur me mbrojtjen ligjore të të dhënave personale. Përveç kësaj ju keni të drejtë të bëni një ankesë në institucionin përgjegjës për mbrojtjen ligjore të të dhënave personale. Institucioni përgjegjës është: Zyra Federative Përgjegjëse për Mbrojtjen Ligjore të të Dhënave Personale dhe Lirinë e Informacionit [Bundesbeauftragte für den Datenschutz und die Informationsfreiheit (BfDI)].

Regjistrimi i të dhënave të përgjithshme dhe informacioneve

Faqja ueb regjistron sa herë që ta kontaktoni të dhëna të përgjithshme dhe informacione. Këto të dhëna memorizohen në datajet protokolluese të serverit.

Regjistrimi mund të përfshijë:

  1. llojet dhe versionet e përdorura të brauserëve,
  2. sistemin operativ që përdoret përmes sistemit ndërhyrës,
  3. faqen e internetit nga e cila një sistem ndërhyrës përfundon në faqen tonë (i ashtuquajturi referent http),
  4. faqet ueb të nënrenditura, të cilat përmes një sistemi ndërhyrës drejtohen nga faqja jonë,
  5. datën dhe orën e aksesit në faqen e internetit,
  6. një adresë protokolluese të internetit (adresën IP),
  7. ofruesin e shërbimeve të internetit për sistemin ndërhyrës dhe
  8. të dhëna e informacione të tjera të ngjashme, të cilat i shërbejnë mbrojtjes nga rreziku, në rast të sulmeve kundër sistemeve tona informative teknologjike

Nga të dhënat e mësipërme ne nuk mund të nxjerrim përfundime për përdoruesin konkret. Këto informacione do të përpunohen vetëm për qëllime teknike:

  1. për të dhënë në mënyrë korrekte përmbajtjet e kësaj faqeje ueb,
  2. për të optimuar përmbajtjet e kësaj faqeje,
  3. për të siguruar aftësinë funksionale të vazhdueshme të sistemeve tona informative teknologjike dhe teknikën e faqes sonë të internetit si dhe
  4. për të vënë në dispozicion informacionet e nevojshme në rastin e një ndjekjeje penale.

Këto të dhëna dhe informacione të grumbulluara në mënyrë anonime do të vlerësohen prej nesh nga njëra anë statistikisht, me synimin për të rritur mbrojtjen ligjore të të dhënave dhe sigurinë e tyre, duke siguruar kësisoj një nivel mbrojtës optimal për të dhënat që përpunohen prej nesh. Të dhënat anonime të datajeve protokolluese të serverit do të memorizohen veças prej të dhënave të tjera. Një fshirje e të dhënave vijon pas 6 muajsh.