Skip to main content
Menyja

Kosovë

Të dashur vizitorë,

Pas dhjetë vitesh pune të përkushtuar në fushën e migrimit, kthimit dhe riintegrimit, Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Trajnimin Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Kosovë do të mbyllet në dhjetor 2025. Nëse jeni duke kërkuar mbështetje për kthim dhe riintegrim ose shërbime që lidhen me migracion, punësim dhe kualifikime, ju lutemi të kontaktoni institucionet e mëposhtme:

Për mbështetje për kthim dhe riintegrim

Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme

Adresa: Rr. Luan Haradinaj p.n., Prishtinë, 10000, Kosovë

Tel: +383 (0) 38 200 76 730

Web: riintegrimi.rks-gov.net

Për shërbime migrimi, punësimi dhe kualifikimi

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Adresa: Rr. Tirana, Prishtinë, 10000, Kosovë

Tel: +383 (0) 38 200 26 262

Web: aprk.rks-gov.net

 

Informacione të dobishme

  • Mundësi punësimi në Kosovë
    Nëse po kërkoni për mundësi punësimi në Kosovë, vizitoni portalin e punësimit në Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.

  • Mësoni gjermanisht në qendrën Goethe
    Jeni të interesuar për të mësuar gjermanisht? Shikoni kurset e ofruara nga Qendra Goethe.

  • Studioni në Gjermani me DAAD
    Po mendoni të studioni në Gjermani? Zbuloni mundësitë dhe gjeni informacioni të vlefshme në Shërbimin Gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD).

  • Gjithçka rreth emigrimit në Gjermani
    A dëshironi të punoni dhe jetoni në Gjermani? Make it in Germany ofron informacione në lidhje me procedurat e hyrjes dhe vizave, gjetjen e punës dhe jetën në Gjermani. Për të zbuluar mundësitë tuaja për të punuar në Gjermani, mund të vizitoni faqen zyrtare të Agjencisë Gjermane të Punësimit.

Përvojat e vendit

Me ndihmën për të filluar si e vetëpunësuar

Sot unë kam sallonin tim të parukerisë në Kosovë. Edhe për fëmijët e mi ky sallon hap një perspektivë profesionale.

Më shumë informacione >

Aftësitë e mia i vë në punë në vendin tim

Si zdrukthëtar arrij të pajis lokale të tëra. Vetëm tërthorazi gjeta mundësi që më bënë të jem i suksesshëm në profesionin që e kam pasur gjithmonë ëndërr.

Më shumë informacione >