Skip to main content
Menyja

Startfinder të ofron mundësi

Dëshiron të rindërtosh të ardhmen tënde.
Ke nevojë për këshillim.
Startfinder ju ndihmon më tej.

Startfinder ju informon për mundësitë që keni

Startfinder është një program i qeverisë së Republikës Federale Gjermane. Ofertat e bëra i ndihmojnë njerëzit që të gjejnë perspektiva të reja në vendet e tyre të origjinës.

... njerëzve në Gjermani, të cilët janë duke u menduar të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

... këshilltareve dhe këshilltarëve në Gjermani.

... njerëzve që emigrojnë në mënyrë të rregullt në Gjermani dhe dëshirojnë të informohen.

... njerëzve që janë duke kërkuar një perspektivë të re në vendet e tyre të origjinës.

Startfinder ofron informacione për vendet e mëposhtme

Në këto vende ekzistojnë qendra këshilluese për punësim, emigrim dhe riintegrim. Qendrat ofrojnë informacion mbi çështje të ndryshme. Për shembull: si mund të gjendet një punë pas kthimit ose si mund të hapet një biznes privat. Përveç kësaj grupet e punës pranë qendrave ofrojnë informacione lidhur me ndihmën mjekësore dhe psikosociale, lidhur me përkujdesjen dhe arsimimin e fëmijëve apo për kërkimin e banesës.

Këshillimi është falas dhe pa detyrime

Këshillimi pranë qendrave tona është i hapur për të gjithë. Sipas nevojave këshilltaret dhe këshilltarët ju ndërmjetësojnë një trajnim ose ju përkrahin gjatë bërjes së një kërkese. Për këto procedura mund të ekzistojnë kushte të ndryshme, për shembull një moshë minimale ose një shkollim i caktuar.

Ja çfarë mund të gjeni në këtë faqe interneti

Këshillim:

Këtu mund të gjeni të gjitha kontaktet lidhur me qendrat këshilluese në Gjermani dhe në vendet e origjinës. Klikoni tek këshillimi në listën e menysë dhe zgjidhni një vend. Aty do të gjeni gjithashtu edhe informacione lidhur me ofertat e veçanta siç janë trajnimet dhe kualifikimet profesionale në vendin tuaj të origjinës dhe në Gjermani.

Informacionet e përvojës personale:

Në pikën e menysë informacionet e përvojës personale njerëzit tregojnë historitë e tyre personale. Ata informojnë se çfarë ndihme konkrete kanë pasur dhe si janë aktualisht.

Videot:

Kemi bërë edhe video për ju. Videot mund t’i gjeni në faqet përkatëse të vendeve. Ose mund t’i shikoni ato në kanalin tonë startfinder YouTube-Kanal. Aty do t’i gjeni videot të gjitha bashkë.

Blog:

blog punonjëset dhe punonjësit e qendrave këshilluese ju ofrojnë pamje nga puna e tyre dhe ju prezantojnë gjithashtu programe të ndryshme.

Kush e organizon Startfinder?

Startfinder është një ofertë e GIZ, “Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar shpk” (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH). GIZ-i e drejton startfinder me porosi të „Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim“ (Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, BMZ).