Skip to main content
Menyja

Një parukier i suksesshëm në Erbil

Bestoon ka hapur një sallon privat.

Një parukier i suksesshëm në Erbil

Unë jam Bestoon, 32 vjeç dhe vij nga Erbil në Irak. Jam i martuar dhe kam 2 fëmijë. Në janar të vitit 2018 të gjithë bashkë ne shkuam në Gjermani, sepse situata në Irak qe shumë e vështirë për ne. Por edhe në Gjermani nuk kaluam mirë. Sot jemi kthyer përsëri në Erbil dhe unë kam një profesion të ri. Unë tani jam parukier. Kjo është historia ime:

Në vitin 2018 jetova bashkë me familjen time 5 muaj në një kamp për refugjatët në Hessen. Ishte një kohë e vështirë për ne. Kuzhinën dhe banjën duhet ta ndanim me njerëz nga e gjithë bota. Edhe kultura në Gjermani është krejt e ndryshme nga ajo që kemi ne në Irak. Për mua ishte e vështirë të mësoja gjermanisht. Në këtë gjendje nuk munda të gjeja punë. Për këtë arsye vendosa të kthehem në Irak.

Kur u kthyem në Irak ne vizituam “Qendrën Gjermane për Punë, Migracion dhe Riintegracion” (Deutsches Zentrum für Arbeit, Migration und Reintegration, shkurt GMAC) në Erbil. Atje na u dha ndihmë që të bënim plane të reja për të ardhmen. Gjatë shkollimit profesional mësova dy gjëra: profesionin dhe si të krijoj me sukses një firmë private. Sot jam shumë krenar që jam parukier dhe kam parukerinë time të vogël në Erbil. Gruaja ime po bën një kurs për rrobaqepëse. Këshillimi na ndihmoi që të zbulojmë perspektiva të reja.

Stand: 06/2019

Sot jam shumë krenar që jam parukier dhe kam parukerinë time të vogël në Erbil.
Bestoon, Irak

Më shumë Përvojat