Skip to main content
Menyja

Një jetë e re me kastraveca dhe rrepa

Sawar dhe Salwa në hapësirën e mbjellë.

Një jetë e re me kastraveca dhe rrepa

Emri im është Sawar. Jam 30 vjeç dhe vij nga Dohuk në Irakun verior. Në vitin 2014 gruaja ime Salwa dhe unë u arratisëm në Gjeorgji për t’i shpëtuar sulmeve të të ashtuquajturit shteti islam. Ne donim t’u mundësonim një të ardhme më të mirë fëmijëve tanë. Por në Gjeorgji nuk gjeta punë. Qysh prej vitit 2016 jemi kthyer përsëri në Irak.

Kemi krijuar një ndërmarrje bujqësore në Dohuk. Në fillim pasi u kthyem në Irak unë punova si punëtor me mëditje në ndërtim për të ushqyer familjen time. Por ndërkohë isha duke kërkuar një perspektivë afatgjatë. Një shok më tregoi për “Qendrën Gjermane për Punësim, Emigracion dhe Riintegracion në Krahinën Kurde në Irak” në Erbil (Deutsches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration in der Kurdischen Region in Irak, GMAC), e cila u ndihmon personave të kthyer që të ndërtojnë një ekzistencë të re.

Ne e diskutuam idenë tonë me GMAC

Gruaja ime dhe unë kontaktuam GMAC-in. Fillimisht kishim idenë që të vetëpunësoheshim në blegtori. Por pasi u menduam edhe një herë Salwa më propozoi që ta provoja me kultivimin e perimeve. Ajo ka talent dhe zotëron përvojën e nevojshme për këtë gjë. Në këtë mënyrë i biseduam avantazhet dhe e planit tonë me grupin këshillues të GMAC-së. Pas shumë takimesh dhe një shkëmbimi intensiv idesh Salwa dhe unë patëm ndjesinë, se kultivimi i perimeve do të ishte rruga e drejtë profesionale për ne.

 

GMAC-ja na ndërmjetësoi tek një organizatë partnere me emërtimin ETTC (European Technology and Training Center). ETTC-ja ofron ndër të tjera workshop-e dhe trajnime lidhur me hapjen e një biznesi privat. Atje ne parashtruam idenë tonë. Ajo i pëlqeu grupit të punës. Salwa-s dhe mua na u krijua mundësia që të merrnim pjesë në një workshop për menaxhim biznesi. Në një trajnim treditor ne mësuam si të drejtojmë një firmë personale, të zhvillojmë një strategji marketingu dhe të marrim vendime lidhur me firmën. Përveç kësaj mësuam shumë edhe lidhur me komunikimin në biznes, kontabilitetin, kreativitetin dhe inovacionin. Këto tri ditë na ndihmuan shumë të dyve bashkë me Salwa-n. Pas kësaj u ndjemë të gatshëm për të hapur firmën tonë private.

Çifti që ka krijuar firmën në njërën nga serat.

Ndërkohë kemi ndërtuar dy serat e para

Ndërkohë kemi dy sera personale, sepse GMAC-ja na përkrahu për t’i blerë ato. Serat janë shumë të mëdha. Në fillim mbollëm vetëm sipërfaqe të vogla, por ndërkohë e shfrytëzojmë të gjithë hapësirën. Kultivojmë kastraveca dhe rrepa. Nga shitja e tyre familja jonë jeton mirë. Përveç kësaj ne përpiqemi të zhvillohemi më tej. Këtë vit kemi përfshirë në programin tonë një lloj të ri kastraveci nga Armenia. Gjithashtu ne provojmë gjëra të ndryshme, me qëllim që t’i mbrojmë akoma më mirë bimët tona dhe të kujdesemi për to. Ne mësojmë vazhdimisht nga praktika. Për të ardhmen jemi duke planifikuar që të ndërtojmë një serë tjetër të re. Gjithashtu dëshirojmë të kultivojmë më shumë lloje të ndryshme.

Ne vazhdojmë të kemi shkëmbim të vazhdueshëm me GMAC-në. Grupi këshillues interesohet shumë për firmën tonë. Ky grup na qëndron pranë dhe na përkrah aty ku e kemi të nevojshme. Bashkëpunimi me GMAC-në vazhdon të mbetet shumë i dobishëm për ne. Kjo organizatë na ka përkrahur që të realizojmë ëndrrën tonë për t’u vetëpunësuar.

Gjendja: 07/2021

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Mësoni më shumë >
Ne provojmë gjëra të ndryshme, me qëllim që t’i mbrojmë akoma më mirë bimët tona dhe të kujdesemi për to. Ne mësojmë vazhdimisht nga praktika.
Sawar

Më shumë Përvojat