Të ndihmosh gratë në nevojë dhe t’u japësh atyre forcë: Ky është qëllimi i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Solwodi (Solidarity with Women in Distress). Si partner i GIZ-it Solwodi përkrah në Gjermani ato gra që janë duke menduar të kthehen në vendet prej nga vijnë.
Në një sallon bukurie në Serbi gjeta atdheun tim të ri profesionalisht. Ishte një rrugë e gjatë deri këtu.
Samueli u largua nga Gana për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë. Pas disa vitesh të vështirë ai tashmë është kthyer dhe dëshiron të ndërtojë një ekzistencë të re në atdheun e tij. Krijimin e një firme private për një punishte tezgjahu ai e ka planifikuar me kujdes qysh nga Gjermania.
Dy herë e mora rrugën nga Gana për në Europë, të dyja herët u ktheva mbrapsht pa pasur sukses. Falë „Qendrës Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Ghanaisch-Deutsches Zentrums für Jobs, Migration und Reintegration, GGC) unë sot e shikoj përsëri me optimizëm të ardhmen.
Udha ime për në Europë mori fund në Libi. Sot unë kam bashkë me vëllain tim një rrobaqepësi private në atdheun tim, në Nigeri.
Kush dëshiron të drejtojë me sukses një firmë private, ka nevojë për know-how të karakterit ekonomik. Një kurs që ofrohet nga „Fondacioni i Arkës së Kursimeve“ tregon se si mund të përfitohen këto njohuri në një mjedis loje.
Në dy shkolla shtetërore profesionale në Tunizi mësojnë të rinj dhe të reja se si të integrohen profesionalisht në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.
Kush mund të paraqesë një arsimim profesional praktik në Gjermani, ka shanse më të mira për të gjetur punë në vendin prej nga vjen. Në Dinslaken personat e interesuar për t’u kthyer ushtrojnë për këtë arsye për shembull punën me gërshërë, me tharëse flokësh dhe mjete ngjyrosëse.
Një trajnim i GIZ-it në Shqipëri i parapërgatit të rejat dhe të rinjtë në degën e hotelerisë duke rritur kësisoj në mënyrë të suksesshme shanset e tyre për punësim.
David Yaw-Mensah Tette është drejtor i „Qendrës Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Ghanaisch-Deutsches Zentrums für Jobs, Migration und Reintegration: MIAC) në Accra. Në një intervistë të shkurtër ai flet për punën në këtë qendër dhe motivacionin e tij personal.