Stefan Grünbaum është njëri nga plot 20 këshilltarët për riintegrim të GIZ-it, të cilët janë të shpërndarë pothuajse nëpër të gjithë landet e Republikës Federale Gjermane. Ata punojnë si një urë lidhëse ndërmjet Qendrave Këshilluese për Kthim në Gjermani dhe atyre në vendet e prejardhjes.
Kthimi në vendin e prejardhjes është i lidhur me shumë pyetje edhe kur ndodh në kushte normale. Pandemia e koronës sjell me vete pasiguri krejt të reja. Më poshtë keni mundësinë të merrni informacionet më të rëndësishme lidhur me këtë situatë të veçantë. Tetë pyetje dhe përgjigje.
Ëndrra ime për t’u bërë futbollist profesionist në Europë nuk ishte realiste. Tani kam furrën time të bukës në Ganë dhe mund të kujdesem fare mirë për veten time.
Në Gjermani doja të kisha sukses profesionalisht. Përse jetoj tani përsëri në Erbil dhe si ia dola mbanë të kthehesha.
Krijimi i një firme për marketing në internet i jep shpresë. Pas kthimit nga Gjermania Emiliano ka ndërtuar një të ardhme të re në Serbi.
Unë quhem Naa, jam 29 vjeç dhe vij nga Gana. Më parë kam punuar si menaxhere për event-e. Në vitin 2015 shkova në Gjermani për të filluar studimet e nivelit master në Development Economics and International Studies. Qysh në fillim e kisha të qartë që pas përfundimit të studimeve do të kthehesha. Unë doja të ndihmoja në zhvillimin e vendit tim. Njëkohësisht isha e pasigurtë se si do të mundja ta ndërtoja të ardhmen atje.
Unë quhem Derrick, jam 29 vjeç dhe vij nga Gana. Kam studiuar informatikë, por nuk munda të gjej punë në atdheun tim. Në vitin 2014 erdha si turist në Gjermani, pastaj qëndrova dhe gjeta punë në një restorant. Por jeta ime nuk qe ashtu siç e kisha menduar unë.
Unë jam Bestoon, 32 vjeç dhe vij nga Erbil në Irak. Jam i martuar dhe kam 2 fëmijë. Në janar të vitit 2018 të gjithë bashkë ne shkuam në Gjermani, sepse situata në Irak qe shumë e vështirë për ne. Por edhe në Gjermani nuk kaluam mirë. Sot jemi kthyer përsëri në Erbil dhe unë kam një profesion të ri. Unë tani jam parukier.
Unë quhem Said dhe jam rritur në krahinën Fès në Marok. Atje mësova dhe profesionin e rrobaqepësit. Duke qenë se mendoja që në një vend tjetër do të kisha shanse më të mira, në vitin 2015 shkova fillimisht në Turqi dhe pastaj në Greqi. Pastaj erdha në Gjermani. Atëherë isha 30 vjeç dhe shpresoja që në Gjermani të gjeja mundësi profesionale.
Unë jam Kweku dhe jetoj në Ganë. Pas diplomimit në universitet mendova fillimisht të shkoj jashtë vendit. Por me pak ndihmë pastaj gjeta një punë në Ganë. Tani thur shumë plane për të ardhmen time këtu në atdheun tim.