Unë quhem Jerry dhe vij nga Nigeria. Me një bursë unë munda të studioj në vitin 2014 për një vit inxhinieri makinash në Britaninë e Madhe. Por pastaj e pata të qartë që dëshiroj të kthehem në Nigeri për ta përdorur dijen e fituar në atdheun tim.
Unë quhem Safet dhe vij nga Serbia. Pasi pata punuar një kohë të gjatë në atdheun tim si murator dhe bojaxhi erdha të kërkoj fatin tim në Gjermani. Por atje ishte shumë e vështirë për të gjetur punë. Prandaj mendova të kthehem përsëri në Serbi. Por nuk arrita ta marr këtë vendim. Autoritetet gjermane më dëbuan nga Gjermania.
Unë quhem Sasha. Kam lindur në qytetin serb Krushevac dhe pasi jetova disa vjet në Gjermani u ktheva përsëri atje. Sepse ndërkohë munda të filloj me firmën time në Serbi diçka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë. Por pata edhe përkrahje. Kjo është historia ime:
Unë quhem Bilal. Pas krizës financiare në vitin 2015 u largova nga Iraku dhe shkova në Gjermani. Doja të gjeja atje një jetë më të mirë. Mbërrita në Gjermani pasi udhëtova 12 ditë pa mundur të ha dhe të fle normal. Shpresoja që problemet e mia do të merrnin fund atje.
Unë quhem Yassine dhe vij nga Maroku. Kam studiuar shkenca islamike në Fès, por pas përfundimit të studimeve nuk munda të gjej punë. Pastaj për fat mora pjesë në një shkollim profesional të projektit „Përkrahja e punësimit të rinisë në zonat fshatare“ (Förderung der Jugendbeschäftigung im ländlichen Raum, PEJ).
Përshëndetje, unë jam Khaled. Vij nga Tunizia dhe jam 34 vjeç. Familja ime zotëron një pikë tregtimi me fruta dhe perime, ku unë kam punuar për një kohë të gjatë. Por ëndrra ime e madhe ka qenë që të jetoja në Europë. Në vitin 2008, kur isha 24 vjeç, mora rrugën për në Europë. Fillimisht qëndrova një vit në Itali. Pastaj përmes Francës dhe Belgjikës shkova në Gjermani.
Qendra e Informacionit DIMAK ka krijuar shumë besim përmes sinqeritetit dhe besueshmërisë vitet e kaluara. Kjo gjë çmohet tani në këtë kohë. Këshilltaret Halisa Duka dhe Dorisa Lala tregojnë për punën e tyre gjatë kohës së krizës së koronës.
Në të vërtetë Cynthia donte të hapte një shitore mode të vetën në Nigeri – por pastaj erdhi pandemia e Covid-19. Tashmë Cynthia qep maska mbrojtëse për gojën dhe hundën: porosia shtetërore i jep asaj pak siguri në kohën e krizës.
Ernestina Adu, këshilltare pranë „Qendrës Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“(Ghanaisch-Deutsches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, GGC) tregon për punën e saj gjatë kohës së pandemisë së koronës.
Trajnimet nuk janë të mundura, po ashtu edhe largimi nga Gjermania – dhe tregjet e punës në vendet e origjinës bien gjithmonë e më shumë nën presion. Për këtë arsye projekti Newplacement International është pozicionuar rishtas në kohën e krizës së koronës. Katër pyetje dhe përgjigje.