Skip to main content
Menyja
Mundësi të tjera Mundësi të tjera
Përvoja nga vendet e tjera:

Zeja e bukëpjekësit me të ardhme

Unë quhem Igrita dhe jam nga Shqipëria. Në janar të vitit 2016 emigrova bashkë me burrin dhe me 3 vajzat e mia në Gjermani. Çfarë kërkonim atje? Një jetë më të mirë! Në të vërtetë na eci mirë: burri gjeti punë si saldator, unë në pastrim dhe fëmijët filluan shkollën. Në shkollë ata mësuan shumë shpejt gjermanisht. Megjithatë na mungonin të afërmit dhe miqtë, na mungonte kultura jonë në Shqipëri. Prandaj në janar të vitit 2017 u kthyem.

Por në atdhe patëm një fillim të vështirë. Viti shkollor i përfunduar në Gjermani nuk u njoh në Shqipëri dhe fëmijët patën vështirësi të integroheshin përsëri në sistemin shkollor shqiptar. Përveç kësaj unë dhe burri nuk mundëm të punësoheshim. Kishte shumë pak oferta për punë dhe nga ajo pak punë që bënim nuk mund të jetonim.

Për këtë arsye u paraqitëm tek Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë (DIMAK). Ne donim të dinim se si mund të gjenim punë për të ndërtuar një jetë të re në Shqipëri. Me sukses! Vajzës sime Altea dhe mua na pëlqen shumë të pjekim. Ajo bën me dëshirë torta dhe ëmbëlsira, kurse unë preferoj më shumë profesionin klasik të bukëpjekësit. Për këtë arsye DIMAK-u i ndërmjetësoi Alteas një kurs për pastiçiere. Kurse unë pata rastin të mësoj receta të reja në një kurs për bukëpjekje. Ëndrra jonë e vogël: një furrë e përbashkët për nënën dhe vajzën.

Në vendin ku jetojmë ne, në Kamëz, ka një kërkesë të madhe për furra të mira. Për këtë arsye ne dikur dëshirojmë të hapim një dyqan tonin. Aty unë mund të pjek llojet e ndryshme të bukëve, të cilat i kam mësuar në kurs. Edhe burri im ka gjetur një punë të re, falë gatishmërisë për ndihmë të këshilltareve të DIMAK-ut.

Vajza ime Altea dhe unë kemi ëndrrën tonë të vogël: ne ëndërrojmë për një furrë të përbashkët në vendin ku jetojmë, në Kamëz!
Igrita Kovaçi

Mundësi të tjera

  • Lista e vendeve ku ofrohet shkollim profesional

    Ju kërkoni një shkollim profesional në Shqipëri? Në këto faqe interneti ju do të gjeni lista me shkollat publike dhe qendrat arsimore.

    Mëso më shumë

  • Shërbimi Kombëtar i punësimit në Shqipëri

    Ju kërkoni një punësim në Shqipëri? Në faqen e internetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shqipëri ju mund të gjeni informacione dhe oferta të ndryshme.

    Mëso më shumë

  • Ndihmë për hapjen e një biznesi

    Ju dëshironi të hapni një biznes? „Innovation Hub Tirana“ ju ndihmon të bëni hapat e parë dhe ju këshillon në fusha të ndryshme. Për këtë ofrohen dhe seminare.

    Mëso më shumë

  • Ndihmë për fëmijë

    Ju kërkoni përkrahje për fëmijët tuaj? Juve ju nevojiten artikuj shkollorë dhe veshmbathje? Ju keni shumë pak para. Këtu ju jepet ndihmë.

    Mëso më shumë

  • Shërbimi Kombëtar i punësimit në Shqipëri

    Ju kërkoni një punësim në Shqipëri? Në faqen e internetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shqipëri ju mund të gjeni informacione dhe oferta të ndryshme.

    Mëso më shumë

  • Bashkimi i familjeve

    Ju jeni ndarë nga familja juaj? Ju dëshironi të gjeni anëtarët e familjes? Ju dëshironi ta bashkoni përsëri familjen? Kryqi i Kuq Shqiptar ju ndihmon.

    Mëso më shumë

  • Lista e vendeve ku ofrohet shkollim profesional

    Ju kërkoni një shkollim profesional në Shqipëri? Në këto faqe interneti ju do të gjeni lista me shkollat publike dhe qendrat arsimore.

    Mëso më shumë

  • Ndihmë e veçantë për gratë

    Ju jeni grua dhe kërkoni përkrahje? Rrjeti ju ndihmon në këtë drejtim. Ekzistojnë oferta të ndryshme si dhe një numër telefoni për raste urgjente.

    Mëso më shumë

  • Shkollimi profesional

    Shkollimi dual në Gjermani do të thotë: të mësosh dhe njëkohësisht të punosh në ndërmarrje. Ju ndiqni një shkollë profesionale dhe fitoni edhe para. Shanset për të ardhmen janë të mira.

    Mëso më shumë

  • Ndihmë për hapjen e një biznesi

    Ju dëshironi të hapni një biznes? „Innovation Hub Tirana“ ju ndihmon të bëni hapat e parë dhe ju këshillon në fusha të ndryshme. Për këtë ofrohen dhe seminare.

    Mëso më shumë

  • Këshillim në afërsi të vendbanimit

    Ju jeni duke u menduar që të ktheheni në atdheun tuaj? Këtu ju mund të kërkoni një nga Qendrat për Këshillim lidhur me kthimin në atdhe.

    Mëso më shumë

  • Punësime në të gjitha fushat

    Ju kërkoni një punësim në Shqipëri? Këtu mund të gjeni një listë me faqet e internetit. Në këto faqe ka oferta të ndryshme për punësim.

    Mëso më shumë

  • Ndihmë për viktimat nga torturat

    Ju keni rënë viktimë e torturave? Jeni i traumatizuar? ARCT-ja ju ndihmon juve që të ndjeheni më mirë brenda një kohe të shkurtër. Këtu ofrohet dhe këshillim ligjor.

    Mëso më shumë

  • Shërbimi Kombëtar i punësimit në Shqipëri

    Ju kërkoni një punësim në Shqipëri? Në faqen e internetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shqipëri ju mund të gjeni informacione dhe oferta të ndryshme.

    Mëso më shumë

Contact Të gjesh mundësi Find adice Të gjesh këshillim Chat Në chat direkt