Skip to main content
Menyja

Me talent të arrish deri në hapjen e një salloni parukerie

Eine junge Frau mit einem Pferdeschwanz schaut selbstbewusst in die Kamera. Sie sitzt in einem Friseursalon.
Ajo ka pasur besim tek vetja: Majlinda.

Me talent të arrish deri në hapjen e një salloni parukerie

Unë jam Majlinda dhe jam e bindur, që çdo njeri lind me një talent të caktuar. Talenti im është pasioni për profesionin e parukieres. Qysh kur isha fëmijë, në moshën 7 ose 8 vjeçare, unë i rregulloja flokët njerëzve që banonin afër nesh. Përndryshe në familjen tonë nuk ka parukiere ose parukierë. Ishte babai që e kuptoi talentin tim. Ai më mundësoi që gjatë kohës së shkollës të mund të ndiqja një kurs privat për parukiere.

Unë jam rritur në qytetin detar të Durrësit. Pasi mbarova shkollën pata mundësi të punoja në një sallon parukerie. Por paga për punën që bëja ishte shumë e vogël, pothuajse qesharake. Brenda vetes isha e bindur që kisha lindur për këtë profesion. Por familja ime nuk kishte para që të mund të hapja një sallon privat parukerie.

Pa letra nuk ke një perspektivë të mirë


Në moshën 19 vjeçare u martova dhe linda një djalë. Së bashku me burrin emigruam fillimisht në Greqi me shpresën se do të kishim të ardhura më të mira. Atje fillova të punoj si pastruese në një sallon parukerie. Një ditë m’u desh të zëvendësoja një kolege që mungonte dhe pikërisht atëherë shefja ime zbuloi talentin tim. Qysh nga ajo kohë fillova të punoj si parukiere. Por duke mos pasur dokumentet e duhura, nuk ishte e mundur që të qëndronim aty. Si shumë shqiptarë të tjerë vendosëm ta provojmë fatin në Gjermani.
 

Babai im gëzohet që po kthehemi


Në vitin 2013 shkuam në Freiburg. Atje patëm përkrahje. Gjetëm një banesë, mësuam gjermanisht, patëm mundësi të punonim dhe djali hyri në shkollë. Në moshën 10 vjeçare ai fliste tri gjuhë: shqip, greqisht dhe gjermanisht. Por tri vjet e gjysmë më pas na u refuzua kërkesa për azil, kështu që u kthyem përsëri në Shqipëri. Babai im u gëzua shumë, që u kthyem: „Kur të të rritet djali dhe të largohet prej teje, do të më kuptosh“, më tha ai.

Kontaktet e para për vetëpunësim


Në Gjermani kishim mbledhur disa kursime dhe me ato para ndërtuam një shtëpi në Shqipëri. Fillova të punoja përsëri si parukiere. Punoja 12 orë në ditë dhe fitoja shumë pak. Një ditë zbulova në internet, që “Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë“ (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) ofron përkrahje për personat që dëshirojnë të kthehen.

Mora në telefon qendrën këshilluese dhe grupi i punës u tregua i gatshëm për ndihmë. Pak pas kësaj telefonate, me porosi të DIMAK-ut, tek unë erdhi dikush nga organizatat sociale „Nisma Arsis“ dhe „Terre des hommes“ dhe më intervistoi. Dy organizatat e mësipërme bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në Shqipëri. Më vonë mora pjesë në një seminar për hapjen e biznesit privat në afërsi të Durrësit. Atje pata mundësi që t’i diskutoja dhe t’i verifikoja idetë e mia për vetëpunësim.

Eine junge Frau in einem blauen Kleid steht vor einem Spiegel in einem Friseursalon und hat eine Bürste in der Hand.
Majlinda në sallonin e saj të parukerisë

Përkrahja për pajisjen e sallonit të parukerisë


Në moshën 35 vjeçare, në vitin 2021 munda të hap sallonin tim të parukerisë. Përmes përkrahjes financiare për pajisjet dhe materialin e punës, pata mundësi që ta vë në jetë planin tim. Duhet të pranoj, që në fillim nuk qe e lehtë për mua dhe për familjen time të përshtateshim përsëri në Shqipëri. Por ndërkohë jemi të kënaqur. Njeriu duhet të ketë besim në vetvete dhe ta mbajë gjithmonë para syve ëndrrën që ka. Unë ia dola mbanë ta bëj realitet këtë ëndërr.

07/2022

Ky tekst është i shkruar në një gjuhë të thjeshtë. Në këtë mënyrë është e sigurtë, që ai është i kuptueshëm mirë për të gjithë të interesuarit.

Pasioni im është profesioni i parukieres. Tani unë arrita ta bëj realitet ëndrrën time për të pasur sallonin tim.
Majlinda

Më shumë postime në blog