Shkollimet profesionale duale dhe trajnimet
Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz (MFC) ofron shkollime profesionale duale në Shqipëri. Ofrohen shkollime profesionale në këto fusha:
- TIK.
- shëndet dhe mirëqenie sociale,
- mekanikë automjeti,
- gastronomi dhe turizëm,
- bujqësi,
- kuzhinë,
- shërbime elektrike.
Një shkollim profesional dual zgjat nga 2 deri në 4 vjet.
Ju mund të bëni edhe trajnime të shkurtra, që zgjasin nga 10 deri në 20 orë. Përjashtim është trajnimi në fushën e shëndetit dhe mirëqenies sociale. Ky trajnim përfshin 203 orë.
Shpenzimet:
- shkollimi profesional dual është për ju falas,
- nëse jeni i papunë, atëherë trajnimet për ju janë falas.
Për të tjerë të interesuar trajnimet kushtojnë afërsisht 3.000 lekë shqiptare.