Skip to main content
Menyja

Panairi Virtual i Punës dhe Aftësive

Panairi Virtual i Punës dhe Aftësive

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e edicionit të parë të "Panairit Virtual të Punës dhe Aftësive 2021", më datë 16 Qershor 2021 Ora: 09:00 - 16:00, mbështetur nga Programi Global “Migracion për Zhvillim”, që  financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Ndryshe nga panairet e mëparshëm, këtë herë puna dhe aftësitë do të takohen virtualisht përmes një platforme të përbashkët online, e cila do të funksionojë si panairi real, por përmes komunikmit virtual, duke respektuar rregullat e vendosura për shkak të Pandemisë.

Risia kryesore që sjell ky panair virtual është fakti që vendet e punës (për punëkërkuesit) dhe ofertat potenciale për punë (nga bizneset) me aftësitë specifike të kërkuara takohen, bisedojnë dhe vendosin online.

Është hera e parë që një Panair i tillë organizohet virtualisht, dhe përfaqëson një mundësi të mirë të vendtakimit të punës dhe aftësive.

Pjesëmarrës në panair do të jenë institucione arsimore dhe punëdhënës kombëtarë dhe ndërkombëtarë që do të ofrojnë:

  • mundësi punësimi
  • mundësi për praktikë profesionale
  • mundësi për bursa të ndryshme studimi
  • orientim dhe udhëzim në karrierë

Qëndroni me ne për të mësuar më shumë mbi panairin Virtual të Punës dhe Aftësive 2021.

Së shpejti do të vëmë në dispozicionin tuaj udhërrëfyesin për përdorimin me efikasitet të platformës si dhe shumë detaje të tjera.

Shëno 16 Qershorin  në kalendarin tënd virtual, përgatit ose përditëso CV-në dhe na ndiq në sesionet informuese javë pas jave.

Rezervo datën. Behu pjesë e Panairit.

Na ndiqni në facebook DIMAK Albania për të marrë të rejat më të fundit mbi Panairin Virtual të Punës dhe Aftësive 2021.

Vizitoni www.akpa.gov.al dhe ndiqni hapat për t’u regjistruar!

 

Shënim
Nëse dëshironi të regjistroheni si një biznes apo organizatë që ofron vende pune, si punëkërkues, apo dëshironi kërkoni informacione të tjera në lidhje me Panairin Virtual të Punës dhe Aftësive 2021, na kontaktoni në:
Email:
Facebok: DIMAK Albania

Për cështje teknike në lidhje me aksesin në Platformën Virtuale, na shkruani në adresën:

"PANAIRI VIRTUAL I PUNËS DHE AFTËSIVE 2021" VENDI KU PUNA ZGJEDH AFTËSITË!