Skip to main content
Menyja

Kënaqësi në listën e gjellëve

Ein Mann steht in einem Restaurant hinter einer Theke und richtet ein Gericht an.
Pas kthimit Bilali hapi një restorant të vogël.

Kënaqësi në listën e gjellëve

Unë quhem Bilal. Pas krizës financiare në vitin 2015 u largova nga Iraku dhe shkova në Gjermani. Doja të gjeja atje një jetë më të mirë. Mbërrita në Gjermani pasi udhëtova 12 ditë pa mundur të ha dhe të fle normal. Shpresoja që problemet e mia do të merrnin fund atje.

Por çdo ditë ndeshesha me më shumë vështirësi. Isha i ndarë nga familja ime. Nga miqtë. Nga atdheu im dhe nga kultura. Në çdo drejtim fillimi në Gjermani ishte i vështirë. Çdo gjë ishte ndryshe. Për këtë arsye pas dy vjetësh vendosa të kthehem.

Por në Gjermani mësova një gjë të rëndësishme, një mënyrë të veçantë për të bërë sanduiçe. Kështu që hapa një restorant të vogël në Sulaimaniyah. “Qendra Gjermane për Punësim, Migracion dhe Riintegrim” (Deutsches Zentrum für Arbeit, Migration und Reintegration, GMAC) më përkrahu. Munda ta zgjeroj restorantin tim dhe të shkruaj shumë gjellë të reja në listën e gjellëve. Shpejt restoranti im u bë i njohur. Sot gëzohem kur shikoj shumë kliente dhe klientë që janë të kënaqura/kënaqur! Sekreti i suksesit tim është të shkosh me shumë dashuri dhe besim në punë.

Përmes përvojës në Gjermani kam mësuar shumë gjëra. Megjithatë dëshiroj t’i them këto fjalë brezit të ri: mendohuni dy herë përpara se të largoheni nga atdheu juaj. Në çdo vend ka vështirësi. Por në vendin tuaj dhe në kulturën me të cilën jeni rritur ju dini si silleni me problemet. Gjithsesi unë e shoh atdheun tim shumë më pozitivisht se më parë!

Stand: 02/2019

GMAC-ja më ndihmoi të zgjeroj restorantin tim. Sot restoranti im është me emër!
Bilal, Irak