Skip to main content
Menyja

Siguri dhe një familje

Safeti bëri një kurs për pastrim profesional.

Siguri dhe një familje

Unë quhem Safet dhe vij nga Serbia. Pasi pata punuar një kohë të gjatë në atdheun tim si murator dhe bojaxhi erdha të kërkoj fatin tim në Gjermani. Por atje ishte shumë e vështirë për të gjetur punë. Prandaj mendova të kthehem përsëri në Serbi. Por nuk arrita ta marr këtë vendim. Autoritetet gjermane më dëbuan nga Gjermania.

Por në fund kjo gjë doli për mirë. Sepse pas kthimit në Serbi një shok më tregoi për „Akademinë Edukativa“. Ajo u ndihmon personave që kthehen të integrohen përsëri në jetën profesionale. U regjistrova direkt atje, një vendim i shkëlqyer. Me ndihmën e akademisë munda të bëj një shkollim profesional si fuqi punëtore e specializuar për pastrim dhe gjeta një punë në firmën „Teribo“. Ne prishim grafitet nga muret dhe kujdesemi për mirëmbajtjen e ndërtesave. Në punë jemi si një familje e madhe. Për këtë arsye unë shkoj çdo ditë me dëshirë atje.

Momentalisht punoj kryesisht në stadiumin e shoqatës së futbollit “Ylli i Kuq i Beogradit”. Unë pastroj ndërtesat për çdo lojë. Largoj sendet e rrezikshme, në mënyrë që shikuesit të jenë të sigurtë. Unë e bëj kaq me themeli punën, sa grupi im i punës më thërret “Safety” dhe jo Safet. Në anglisht kjo fjalë d.m.th. siguri.

Në punë jemi si një familje e madhe. Për këtë arsye unë shkoj çdo ditë me dëshirë atje.
Safeti, Serbi

Më shumë Përvojat