Në Serbi kam ngritur me sukses një firmë për pastrim.
Unë jam vetëpunësuar në Marok si dizajner për logo – një vendim i mirë nga i cili duhet të përfitojnë edhe të tjerët.
Sot unë jetoj përsëri me familjen time në Nigeri dhe rris pula. Edhe këtu mund të kesh sukses.
Të ndihmosh gratë në nevojë dhe t’u japësh atyre forcë: Ky është qëllimi i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Solwodi (Solidarity with Women in Distress). Si partner i GIZ-it Solwodi përkrah në Gjermani ato gra që janë duke menduar të kthehen në vendet prej nga vijnë.
Sot unë kam sallonin tim të parukerisë në Kosovë. Edhe për fëmijët e mi ky sallon hap një perspektivë profesionale.
Një baba me 4 vajza shpreson një të ardhme të mirë për fëmijët e tij. „Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë“ (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) e shoqëron familjen e mësipërme në rrugën e saj.
Në një sallon bukurie në Serbi gjeta atdheun tim të ri profesionalisht. Ishte një rrugë e gjatë deri këtu.
Samueli u largua nga Gana për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë. Pas disa vitesh të vështirë ai tashmë është kthyer dhe dëshiron të ndërtojë një ekzistencë të re në atdheun e tij. Krijimin e një firme private për një punishte tezgjahu ai e ka planifikuar me kujdes qysh nga Gjermania.
Dy herë e mora rrugën nga Gana për në Europë, të dyja herët u ktheva mbrapsht pa pasur sukses. Falë „Qendrës Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Ghanaisch-Deutsches Zentrums für Jobs, Migration und Reintegration, GGC) unë sot e shikoj përsëri me optimizëm të ardhmen.
Si zdrukthëtar arrij të pajis lokale të tëra. Vetëm tërthorazi gjeta mundësi që më bënë të jem i suksesshëm në profesionin që e kam pasur gjithmonë ëndërr.