Skip to main content
Menyja

Jam e gëzuar, që jam përsëri në vendin tim

Zagorka schminkt eine Kundin im Schönheitssalon.

Jam e gëzuar, që jam përsëri në vendin tim

Unë quhem Zagorka. Jam 28 vjeçe dhe jetoj në Knjaževac, në Serbi. Jam e divorcuar dhe kam 2 fëmijë. U përpoqa për një kohë të gjatë ta ndërtoj jetën time në Gjermani. Por atje nuk u ndjeva asnjëherë sikur të ishte vendi im. Pas refuzimit të kërkesës për azil u kthyem në Serbi. Me ndihmën e një kursi për estetiste arrita të zë punë në këtë profesion.

Shanset e mia profesionale nuk ishin të mira para se të shkoja në Gjermani bashkë me motrën dhe nënën time: Nuk kisha përfunduar as shkollën dhe as kisha mësuar ndonjë profesion. Në atë kohë familja ime thjesht nuk kishte para. Ne mezi ia dilnim duke bërë punë sezonale si punëtorë vjelës në bujqësi. Kishim krijuar bindjen, që në Gjermani do të gjenim një jetë më të mirë. Por atje unë ndjehesha e huaj dhe e pasigurtë. Më së fundi u ndjeva e lehtësuar që u kthyem përsëri në Serbi. Në të njëjtën kohë kisha frikë se atje nuk do të gjeja punë.

Zwei Frauen stehen in einem Schönheitssalon und unterhalten sich.

Puna në një sallon bukurie

Nga një punonjëse sociale, e cila merret me popullsinë rome, mësova për “Qendrën Gjermane të Informacionit për Migracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë“ (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK).
Grupi këshillues më ofroi një këshillim lidhur me karrierën dhe kurse të ndryshme. Vendosa për një kurs 3 mujor për estetiste. Gjithmonë kisha pasur dëshirë të ndiqja një shkollë kozmetike, por më parë në qytetin tonë nuk kishte një shkollë të tillë.

Kursi u zhvillua në një sallon bukurie, kështu që mund të ushtroja dorën direkt tek klientet. Mësova teknikat e manikyrit dhe pedikyrit. Aplikimet kozmetike më jepnin shumë kënaqësi: vendosja e qerpikëve dhe thonjve fallco, bërja e make-up-it e shumë procedura të tjera. Mësoja shpejt. Në këtë mënyrë fitova vetëbesim edhe në marrëdhënie me klientet.

Zagorka steht in ihrem Schönheitssalon.

Pas përfundimit të kursit më dhanë një vend si nxënëse për të mësuar zanatin në të njëjtin sallon bukurie. Pastaj zëvendësova një kolege që ishte me leje shtatzanie. Më në fund shefja më ofroi një vend të rregullt pune me kontratë. Ndërkohë kam fituar disa kliente që më duan vetëm mua. Puna më ngjall gëzim dhe dua të mësoj akoma më shumë. Jam me ambicie dhe dua të jem gjithmonë e mirinformuar për të rejat në profesion. Tek komshijet dhe farefisi provoj teknikat e masazhit ose trendet më të reja të make-up-it. Për fat të keq pandemia e koronës e ka frenuar çdo gjë. Shpresoj që së shpejti kjo gjë do të kalojë. Në tërësi jam e gëzuar që jam përsëri këtu në Serbi.

Botuar më: 01/2021

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo
Jam me ambicie dhe dua të jem gjithmonë e mirinformuar për të rejat në profesion.
Zagorka