Skip to main content
Menyja

Një guidë me 4 hapa - Thjeshtoni kërkimin për punë

Një guidë me 4 hapa - Thjeshtoni kërkimin për punë

Të gjesh një punë është një proces kompleks që kalon në disa etapa të rëndësishme. Shpesh herë nuk kemi njohurinë e duhur për metodat më të mira të kërkimit të një pune. Për këtë arsye kemi përgatitur videt e mëposhtme, të cilat fokusohen në katër hapat kryesorë për gjetjen e një pune të re:

  • Kërkimi i punës
  • Curriculum Vitae
  • Letra e motivimit
  • Intervista e punës


Ndiq videot dhe mëso më shumë mbi këto hapa.

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Si të kërkoj për punë

Gjetja e punës është shpesh herë e vështirë. Kualifikimet, të njohurit dhe fati mund të të ndihmojnë, por asgjë nuk gjendet pa kërkuar. Ne kemi përgatitur një video shpjeguese pikërisht për procesin e Kërkimit të Punës. Ekspertja e punësimit do t’ju japë disa këshilla shumë të vlefshme mbi procesin.

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Si të shkruaj CV-në time

Nëse je në kërkim dhe ke gjetur një pozicion që përshtatet me aftësitë, formimin dhe përvojën tënde, me siguri je përballur edhe me kërkesën për CV apo Resume. Ndiq videon dhe mëso më shumë mbi mënyrat më të mira për të shkruar CV-në tënde.

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Si të shkruaj letrën e motivimit

Për një aplikim pune, shpesh krahas CV-së kërkohet edhe një Letër Motivimi. Jo të gjithë kanë eksperiencë për të përgatitur një dokument të tillë. Prandaj jemi kujdesur për të krijuar një video shpjeguese për të kuptuar pse është e rëndësishme dhe si mund ta shkruajmë Letrën e Motivimit.

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Intervista e punes

Pas çdo aplikimi për punë vjen përgatitja për intervistë. Intervista mund të jetë shumë stresuese, por nga ana tjetër, ajo mund të jetë edhe hapi yt i parë drejt një përvoje të re. Si të bëjmë për të mos pasur frikë nga intervista? Ndiq videon.

Më shumë Përvojat