Skip to main content
Menyja

Të gjesh punën e ëndërruar në panairin e punësimit

Zwei Menschen schütteln sich fest die Hand, zu sehen sind nur Hände und Arme.
Panairi i punësimit ofron mundësinë për një perspektivë të re profesionale.

Të gjesh punën e ëndërruar në panairin e punësimit

“Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës” në Kosovë është aktiviteti më i madh i organizuar në Prishtinë nga “Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë” (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK). Kjo qendër e organizon aktivitetin e mësipërm së bashku me partnerë nga Kosova dhe përgatit ndërkohë panairin e ardhshëm në nëntor. Të interesuarit mund të marrin pjesë personalisht ose në mënyrë dixhitale.

Ndërmjetësim i suksesshëm pune në kohën e pandemisë

Gjatë pandemisë së koronës panairet e punësimit janë zhvilluar në mënyrë dixhitale dhe ky format zgjoi gjithashtu interes të madh. Si pjesëmarrësit, ashtu edhe firmat e ndryshme, të cilat ofronin vende pune, vunë në dukje një sukses të pashembullt. Vetëm në vitin 2021 u regjistruan më shumë se 5100 njerëz për panairin dixhital. 60 % e tyre ishin gra. Panairi ofroi më shumë se 1650 vende pune në fushën e marketingut, teknologjisë së informacionit, prodhimit, ndërtimtarisë dhe tregtisë me pakicë. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen lidhur me vendet aktuale të punës, me ofertat për bursa dhe aftësim profesional në Kosovë dhe njëkohësisht edhe të aplikojnë.

Të vizitosh hapësirat dixhitale dhe të gjesh ofertat e përshtatshme

Panairi dixhital i punësimit në Kosovë u zhvillua në platformën online virtual.kosovafair.com statt. Kjo platformë u vu në dispozicion jo vetëm si faqe elektronike, por edhe si aplikacion në celular. Përmes kësaj platforme pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin disa hapësira dixhitale dhe të njiheshin në këtë mënyrë me ofertat e më shumë se 100 firmave dhe institucioneve të ndryshme. Çdo person mund të shkruante komente dhe të bënte pyetje në chat. Përfaqësueset dhe përfaqësuesit e firmave kishin mundësinë të përgjigjeshin direkt dhe të informonin për hollësitë e ofertave. Vizitoret dhe vizitorët e panairit dixhital të punësimit u surprizuan pozitivisht nga shumëllojshmëria e ofertave. Firmat dhe organizatat partnere qenë të entuziazmuara nga frekuenca dhe interesi i personave që kërkonin punë.

Kombinim i ri: personalisht dhe në mënyrë dixhitale

Për shkak të përvojës pozitive me formatin virtual DIMAK-u, së bashku me partnerët e tij, e ofron panairin e ardhshëm si kombinim: kush dëshiron, mund të vijë në „Sallën 1 Tetori“ në Prishtinë, qendra ku do të zhvillohet aktiviteti. Njëkohësisht ekziston dhe mundësia e pjesëmarrjes përmes platformës online, duke ofruar në këtë mënyrë një perspektivë të re profesionale. Datën e saktë të panairit DIMAK-u do ta bëjë të ditur së shpejti.

Botuar më 09/2022

Më shumë postime në blog