Skip to main content
Menyja

Kozmetikë natyrore nga Maroku

Kozmetikë natyrore nga Maroku

Unë quhem Yassine dhe vij nga Maroku. Kam studiuar shkenca islamike në Fès, por pas përfundimit të studimeve nuk munda të gjej punë. Pastaj për fat mora pjesë në një shkollim profesional të projektit  „Përkrahja e punësimit të rinisë në zonat fshatare“ (Förderung der Jugendbeschäftigung im ländlichen Raum, PEJ).

Aty mësova se si mund të krijohen nga bimët produkte kozmetike dhe të higjienës personale. Pas shkollimit hapa një biznes privat. Trajneri im më ndihmoi në çdo hap. Sot prodhoj sapunë, kremëra, pomada ose vajra nga lëndë natyrore.

Shitjen e produkteve të mia e organizoj kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kam vendosur përsëri kontakt edhe me shokët e shoqet e kohës së studimeve nga Azia. Ata u kthyen pas mbarimit të studimeve në vendet e tyre. Tani më ndihmojnë që t’i shes produktet e mia edhe atje. Vaji im i arganit nga Maroku kërkohet veçanërisht në Azi!

Stand: 01/2019

Pas shkollimit profesional unë hapa një aktivitet privat. Sot i shes produktet e mia kozmeztike natyrore deri në Azi!
Yassine, Marok

Më shumë Përvojat