Skip to main content
Menyja

Të presësh dhe qepësh kundër krizës

Touty shet modën e stajluar personalisht në shitoren e vet.

Të presësh dhe qepësh kundër krizës

Unë quhem Touty dhe vij nga Senegali. Prej më shumë se 10 vitesh punoj në fushën e modës. Fillimisht vetëm shisja rroba në shitoren time. Më pas fillova të pres dhe të qep rroba në stilin tim. Në vitin 2019 vendosa të pozicionohem më mirë në treg. Për këtë gjë më ndihmoi iniciativa „Me sukses në Senegal“. Kjo iniciativë është një ndërmarrje e BMZ-së, pra e „Ministrisë Gjermane për Zhvillim“. Kësisoj munda të krijoj firmën time personale në fushën e modës, firmën „Touty“. Në rrobaqepësinë time ndërkohë kam 20 të punësuar. Përveç kësaj iniciativa „Me sukses në Senegal“ më përkrah në financim dhe në organizimin e pop-up-stores si dhe në ekspozimin e mallrave të mia në shitoret lokale. Bashkë me iniciativën „Me sukses në Senegal“ unë kam krijuar edhe një kooperativë. Ajo quhet Atelier221. Aty unë dëshiroj të bashkoj stiliste dhe stilistë mode si dhe mendje të tjera krijuese. Motoja është: „Made në Senegal“.

Pastaj shpërtheu pandemia e koronës – dhe unë pata frikë që duhet ta mbyllja menjëherë rrobaqepësinë time. Por iniciativa „Me sukses në Senegal“ m´u drejtua me një die të mirë: Bashkë me grupin tim të punës ne tani qepim për popullsinë lokale maska për gojën dhe hundën. Natyrisht fillimisht morëm pjesë në trajnime se si mund të qepim maska të sigurta dhe me cilësi të lartë. Ndërkohë kemi përgatitur më shumë se 11.500 copë! Iniciativa „Me sukses në Senegal“ i blen këto maska tek ne për t’i shpërndarë nëpër organizatat e saj partnere dhe veçanërisht në shtresat e varfëra të popullsisë që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Unë jam shumë krenare për çka kam arritur në ndërmarrjen time dhe shpresoj që të vazhdoj të punësoj shumë njerëz. Unë dëshiroj ta përkrah vendin tim duke ofruar mundësi të reja punësimi. Para së gjithash kam shumë për zemër të ndihmoj të rinjtë. Kështu që shpresoj që në të ardhmen do të mund të kualifikoj dhe të punësoj shumë të rinj e të reja si rrobaqepëse dhe rrobaqepës.
 

Botuar më: 11/2020

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Popullsia e re që ka Senegali është një shans i madh për këtë vend, rinia është e ardhmja jonë.
Touty

Më shumë Përvojat