Skip to main content
Menyja

Modë për nëna dhe fëmijë

Eine Frau blickt in die Kamera. Sie hat ein Maßband um den Hals gelegt.
Nogaye në atelienë e saj

Modë për nëna dhe fëmijë

Unë quhem Nogaye dhe vij nga Senegali. Jam 38 vjeçare, e martuar dhe kam dy fëmijë. Për të provuar diçka të re, në vitin 2016 shkova në Gjermani dhe qëndrova atje afërsisht 3 vjet. Por më mungonte familja ime. Përveç kësaj mundësitë që kisha për të punuar atje ishin të kufizuara. Pasi u ktheva në Senegal munda me pak përkrahje të realizoj idenë që kisha për një biznes privat.  

Pas përfundimit të shkollës studiova menaxhim dhe mikrofinancë. Shpejt gjeta edhe një vend pune si sekretare për kreditë. Nuk më mungonte asgjë, por më tërhiqte ideja për t’u larguar jashtë atdheut. Doja të arrija më shumë profesionalisht. Në Gjermani ndoqa kurse për të mësuar gjuhën dhe aplikova për punë pranë disa bankave. Por gjermanishtja që zotëroja nuk ishte e mjaftueshme për të punuar në profesionin tim.

Eine Frau blättert durch eine Broschüre.
Nogaye në qendrën këshilluese në Dakar

Një ide nga Gjermania

Pasi u ktheva në Senegal familja ime më priti krahëhapur. E pata të qartë që vendi im ishte aty. Fillova të aplikoj për vende të ndryshme pune. Njëkohësisht nuk më hiqej nga mendja një ide, të cilën e kisha sjellë me vete nga Gjermania: të bëja veshje për gra shtatzëna dhe bebe për tregun senegalez. Unë kam njohuri në këtë fushë, sepse prindërit e mi janë rrobaqepës. Në këtë mënyrë pata guximin të hedh hapin e parë drejt vetëpunësimit.

Për këtë qëllim u këshillova pranë “Qendrës Gjermano-Senegaleze për Punësim, Emigracion dhe Riintegrim“ (Deutsch-Senegalesisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, CSAEM). Në një seminar për personat që dëshirojnë të hapin një biznes arrita të mësoj shumë lidhur me drejtimin e një firme private, kontabilitetin, mënyrën e fitimit të klientëve dhe marketingun. Përveç kësaj përfitova dhe një ndihmë financiare. Me paratë që mora munda të marr me qira një atelie dhe ta pajis me mobilje, makina qepëse dhe manekinë. Krijova një grup pune dhe fillova të punoj për koleksionin tim.

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Për fat të keq pandemia e koronës na goditi rëndë. Personat e vetëpunësuar e kanë shumë të vështirë të përballojnë kriza të tilla. Gjithsesi mundëm të reagonin në mënyrë fleksible kundrejt krizës. Në këtë mënyrë fillova të prodhoja maska për mbrojtjen e gojës dhe të hundës. Shpresoj që atdheu dhe biznesi im së shpejti ta marrin veten ekonomikisht.

Botuar më: 03/2021

Pasi u ktheva familja ime më priti krahëhapur. E pata të qartë që vendi im ishte aty.
Nogaye

Më shumë postime në blog