Skip to main content
Menyja

Më në fund shikoj me optimizëm në të ardhmen

Ein Mann steht vor einem Obst- und Gemüsestand.
Mamadou ia ka dalë të kapërcejë një krizë shpirtërore dhe të ndërtojë një ekzistence të re.

Më në fund shikoj me optimizëm në të ardhmen

Unë quhem Mamadou. Me origjinë jam nga Ginea. Vendi që kam zgjedhur për të jetuar është Senegali. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dy herë u përpoqa të emigroj në Europë. Të dyja herët pa sukses.

Për vite me radhë pata probleme të integrohesha në marrëdhënie pune. Një fëmijëri e vështirë dhe konfliktet në familjen time ma vështirësuan fillimin në këtë drejtim. Studimet i lashë përgjysmë, sepse u sëmura. Të gjitha këto ishin përvoja të dhimbshme. Ato shkaktuan një krizë psiqike brenda meje. Personalisht arrita në zgrip të fuqive të mia. Për këtë arsye vendosa të ndryshoj diçka.

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Terapi individuale dhe në grupe

Në Dakar gjeta punë në shitoren e pemurinave të dajës sim. Një kliente më tregoi për „House of Hope“. Edhe vetë emri më bëri optimist. Ky institucion ofron terapi individuale dhe në grupe. Grupi i punës u drejtohet personave të kthyer të cilët janë të traumatizuar dhe të paqëndrueshëm psiqikisht. Terapisti në institucionin e mësipërm më ndihmoi shumë. Me këtë lloj ndihme psikosociale arrita të mëkëmbem përsëri.

Ndërkohë jam bërë shumë më mirë. Tani mund të punoj për të ardhmen time profesionale. Së bashku me gruan dhe vajzën time dua ta ndërtoj jetën në Dakar.  „House of Hope“ më ndihmoi përsëri. Prej andej më drejtuan tek „Qendra Gjermano-Senegaleze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Deutsch-Senegalesisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, CSAEM).

Plani që kam: dëshiroj të krijoj një tregti mobile për produkte ushqimore. Për shkak të qirave të larta nuk arrij të paguaj çdo muaj qiranë për një shitore timen. CSAEM-i do të më përkrahë që të përpiloj një plan biznesi. Me dijet e fituara në një seminar për persona që duan të hapin aktivitet privat dhe me përkrahjen financiare do t‘ia dal mbanë ta realizoj planin tim.

Botuar më: 12/2020

Terapisti më ndihmoi shumë. Në bisedat me të shumë gjëra m’u bënë të qarta.
Mamadou

Më shumë postime në blog