Skip to main content
Menyja

Mësova të planifikoj në mënyrë afatgjatë dhe t’i tregtoj me sukses produktet e mia. Falë përkrahjes që kam marr, sot e shoh veten si biznesmene.

Flutura, Shqipëri

Për përvojën e vendit

Ju jeni në Gjermani dhe jeni duke u menduar që të ktheheni në vendin tuaj të origjinës? br />Këshillohuni për këtë gjë:




Kërkimi për një vend pune, hapja e një biznesi privat, riintegrimi?
Ne ofrojmë këshillim për këto vende:

Doja të punoja përsëri në profesionin që kisha mësuar  – 
dhe këtë pikërisht në dyqanin tim. 

Vahide, Kosovë

Për përvojën e vendit

Ju jeni në Gjermani dhe jeni duke u menduar që të ktheheni në vendin tuaj të origjinës? br />Këshillohuni për këtë gjë:




Kërkimi për një vend pune, hapja e një biznesi privat, riintegrimi?
Ne ofrojmë këshillim për këto vende:

Keni pyetje ose vërejtje për Startfinder?

Startfinder është një program i qeverisë federale gjermane. GIZ-i, që është "Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar" (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GmbH) e organizon Startfinder me porosi të "Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim"(Bundesministeriums für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, BMZ). Ofertat përkrahin njerëzit për të gjetur perspektiva të reja: në vendet e tyre të origjinës ose në rrugëtimin e tyre për në Gjermani, në Bashkimin Evropian (BE) ose brendapërbrenda rajonit të tyre. Ne gëzohemi kur na dërgoni pyetje. Nëse dëshironi të këshilloheni, ju lutemi t’i drejtoheni direkt qendrës këshilluese përkatëse.

Ju mund të mësoni për qendrat e konseils në pages suivants:

Përvojat

Unë u rekomandoj të rinjve të marrin pjesë në panairet e punësimit. Siç e tregon edhe historia ime - ato ofrojnë shumë shanse.

Matilda, Ghana

Për përvojën e vendit

Qendrat për Migracion dhe Zhvillim 

Informim dhe këshillim - për një fillim të ri në atdheun tuaj ose në rrugëtimin tuaj për të shkuar në një vend tjetër.

Ne ju informojmë lidhur me mundësitë tuaja për të emigruar në Gjermani dhe në Europë ose edhe për ato brenda rajonit tuaj - me qëllimin për të punuar atje ose për t’u kualifikuar më tej profesionalisht. Ju mund të na drejtoheni edhe nëse jeni kthyer në vendin tuaj të origjinës. Ne ju këshillojmë për shembull gjatë kërkimit të një pune ose në hapjen e një biznesi privat.

Këshillimi përmes qendrave tona është i mundur për të gjithë. Ai është falas, në mirëbesim dhe pa detyrime.



Ndodheni në Gjermani dhe po mendoni të ktheheni në vendin tuaj të origjinës? Mësoni mbi ofertat për të mbështetur kthimin tuaj në Kthimi nga Gjermania.

Faqja e internetit Kthimi nga Gjermania ofrohet nga Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).


Lajme

Startfinder është ndihma juaj për të filluar.

Nëse dëshironi t’i jepni një formë të re të ardhmes suaj.
Nëse keni nevojë për këshillim.
Startfinder ju ndihmon më tej.

Graphic start finder logo

Startfinder ju informon për mundësitë

Startfinder është një program i qeverisë federale gjermane. Ofertat përkrahin njerëzit për të gjetur perspektiva të reja: në vendet e tyre të origjinës ose në rrugëtimin e tyre për në Gjermani, BE ose brendapërbrenda rajonit të tyre.

Collage with photos of people from different countries and their personal experience reports.

Startfinder u drejtohet …

... njerëzve që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, në Bashkimin Europian (BE) ose brenda rajonit të tyre dhe dëshirojnë të informohen.

... njerëzve nga Gjermania ose nga vende të tjera, të cilët janë kthyer në vendin e tyre të origjinës dhe kanë nevojë për ndihmë gjatë riintegrimit.

... veçanërisht njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje në vendet e tyre të origjinës, të cilët kërkojnë perspektiva atje.

Startfinder ofron informacione lidhur me vendet në vijim

Në këto vende ekzistojnë Qendrat për Emigracion dhe Zhvillim. Qendrat këshillojnë për tema të ndryshme, për shembull: Çfarë mundësish ka për të shkuar në mënyrë të rregullt në një vend tjetër dhe për të punuar atje. Çfarë duhet bërë për këtë dhe si mund të përgatitesh. Ose si mund të gjesh punë a të hapësh një biznes privat pas kthimit. Përveç kësaj grupet këshilluese ofrojnë informacione për ndihmën mjekësore dhe psikosociale, për përkujdesjen dhe arsimimin e fëmijëve dhe për kërkimin e banesës.

Ju mund të mësoni për qendrat e konseils në pages suivants:

Këshillimi është falas dhe pa detyrime

Këshillimi përmes qendrave tona është i mundur për të gjithë, nuk kushton dhe është në mirëbesim. Sipas nevojës që keni dhe kushteve këshilltaret dhe këshilltarët ju ndërmjetësojnë në një trajnim ose ju përkrahin për bërjen e kërkesave.

Ja çfarë do të gjeni në këtë faqe interneti

Këshillim:

Këtu ju gjeni kontaktet lidhur me qendrat këshilluese në vendet e origjinës. Klikoni në pikën e menysë këshillim dhe zgjidhni një vend. Aty ka edhe informacione për ofertat e qendrave si trajnime apo aftësime profesionale.

Rrëfime:

Nën pikën e menysë informacione përvoje personale njerëzit tregojnë historitë e tyre personale. Ata informojnë se si janë përkrahur dhe si janë ndjerë më pas. Përveç kësaj punonjëset dhe punonjësit në qendrat këshilluese paraqesin momente të punës së tyre dhe prezantohen programe të ndryshme.

Videot:

Ne kemi bërë dhe video për ju. Videot i gjeni në faqet përkatëse për vendet. Ose mund të na vizitoni në kanalin e YouTube "Startfinder". Atje i gjeni të gjitha videot bashkë.

Kush e organizon Startfinder?

Startfinder është një ofertë e GIZ-it, që është "Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar" (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GmbH). GIZ-i e organizon Startfinder me porosi të "Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim"(Bundesministeriums für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, BMZ).