Skip to main content
Menyja

E suksesshme si „mama peshku“

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

E suksesshme si „mama peshku“

Unë quhem Kazi dhe jam 33 vjeçare. Vij nga shteti federal Plateau në Nigeri. Pasi përfundova studimet për administratë publike nuk gjeta punë. Duke qenë se isha e martuar dhe kisha tre fëmijë me punët që bëja mezi nxirrja bukën e gojës. Nuk isha krenare për punën që bëja. I përfundova studimet me shpresën që të arrija diçka në jetë, por në fakt kisha dështuar.

Nga turpi dhe frustracioni kryesisht rrija brenda në shtëpi. Një shoqe më tregoi më në fund për qendrën gjermano-nigeriane. Ajo kishte bërë vetë një kualifikim atje. Shoqja ime më këshilloi që edhe unë të shkoja atje dhe më në fund të filloja të bëja diçka me jetën time. Mora guxim nga shembulli i saj dhe shkova.

Bashkëpronarja e firmës duke ushqyer peshqit.

Përvoja që pata me qendrën ishte thjesht e shkëlqyer. E ndjeva menjëherë që atje më kuptuan. Këshilltaret dhe këshilltarët më sollën përsëri në rrugën e drejtë. Pasi më dëgjuan ata më propozuan disa kualifikime të mundshme. Vendosa të ndjek një kualifikim për shumimin e peshkut. Kur isha fëmijë kisha parë shpesh se si peshkatarët shkonin në lumë dhe ktheheshin me peshqit e zënë duke fituar para mirë me shitjen e tyre.

Trajnimi për shumimin dhe përkujdesjen

Gjatë kualifikimit tek EMBA Excellence Academy mësova gjithçka që duhej të dija: si të rris, të ushqej dhe të përkujdesem për lloje të ndryshme peshqish në rezervuare të mëdha. Por mësova gjithashtu edhe si të tymos dhe të përpunoj peshkun e rritur. Pas kursit më dhanë peshq të vegjël dhe ushqim. Së bashku me pjesëmarrëse të tjera dhe pjesëmarrës të tjerë krijuam një kooperativë. Duke qenë të gjithë bashkë mundëm të grumbullonim para në mënyrë të mjaftueshme për të marrë me qira një vend për shumimin e peshqve.

Kazi e shikon përsëri me optimizëm të ardhmen.

Firma ime quhet „Dinchi Farm Resources“. Unë shkoj me dëshirë në punë dhe kujdesem nga mëngjesi deri në mbrëmje për shumimin e peshqve. Shumë kliente dhe klientë ndërkohë vijnë rregullisht tek unë – më thërrasin „mama peshku“. Unë e furnizoj peshkun ashtu siç e duan klientët: të pjekur në zgarë, të tymosur, të gjithë ose të copëtuar. Me këtë punë fitoj mjaftueshëm para për të ushqyer familjen time. Jam gjithmonë e zënë me punë dhe jam e kënaqur në çdo drejtim.

Gjendja: 07/2021

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Mësoni më shumë >
Përvoja që pata me qendrën ishte thjesht e shkëlqyer. E ndjeva menjëherë që atje më kuptuan.
Kazi

Më shumë Përvojat