Skip to main content
Menyja

Shpirti i biznesit dhe tradita

Nadeem në shitoren e tij të pëlhurave

Shpirti i biznesit dhe tradita

Unë quhem Nadeem. Jam 57 vjeç dhe vij nga Jhelam, një qytet i vogël në provincën pakistaneze Punjab. Në vitin 2015 u largova nga familja ime dhe shkova në Gjermani për të gjetur punë dhe mundësi më të mira. Nuk ia dola dot kurrë të mësohem atje. Punova 5 vite me radhë punë të ndryshme që paguheshin pak, u ktheva përsëri në Pakistan dhe tani kam në Jhelam një shitore për rroba të ndryshme. Për ta hapur këtë shitore më ndihmoi “Qendra Këshilluese Gjermano-Pakistaneze për Ndërmjetësim, Punësimi dhe Riintegrim“ (Pakistanisch-Deutsches Beratungszentrums für Jobvermittlung und Reintegration PGFRC).

Vetëm përmes një përgatitjeje intensive qe e mundur që unë sot të ushtroj një biznes privat në shitoren time. Kjo përgatitje filloi qysh në Gjermani. Një shok në Frankfurt mbi Main më informoi lidhur me qendrën këshilluese për personat që duan të kthehen. Këshilltarja ime në këtë qendër më vuri në kontakt me një këshilltar për riintegrimin, i cili bëri me mua një analizë të nevojave që kisha. Mbi këtë bazë këshilltarja më shpjegoi se çfarë mundësish kisha në Afganistan. E dija, që së shpejti do të isha përsëri në atdhe pranë familjes sime.

Vendosja e kontaktit me Pakistanin qysh nga Gjermania

Qysh përpara se të largohesha nga Gjermania qendra këshilluese për personat që duan të kthehen më ndërmjetësoi njohjen me një këshilltar të PGFRC-së. Ai më parapërgatiti nga Lahore për fillimin tim atje dhe vazhdoi të më shoqërojë edhe pas kthimit në atdhe. Ai më përkrahu në idenë që kisha për të hapur një biznes privat. Propozimi i tij ishte që në Gjermani të absolvoja fillimisht programin StartHope@Home. Ky program përkrah emigrantet dhe emigrantët që dëshirojnë të hapin një biznes privat në vendin e tyre të origjinës. Ky program qe një nga kualifikimet që unë bëra në Gjermani dhe në Pakistan, kualifikime të cilat më ndihmuan shumë për fillimin tim të ri.

 

Këshilltari i PCFRC-së më drejtoi përveç kësaj tek “Organizata Internacionale për Emigracion“ (Internationale Organisation für Migration, IOM). Kjo organizatë më përkrahu përmes programit REAG/GARP (Reintegration and Emigration Program for Asylum-Seekers in Germany/Government Assisted Repatriation Program) lidhur me kthimin në Pakistan si dhe gjatë javëve të para pas kthimit. Këshilltari më orientoi gjithashtu që të bëja kërkesën për përkrahje financiare që jep European Return and Reintegration Network ERRIN Business Start-up Plus. ERRIN më përkrahu me pajisje në fazën fillestare të biznesit tim privat.

Duke biseduar: Nadeem (r.) dhe Faisal Shabbir, këshilltar në PGFRC

Pëlhura për veshjen e re

Në Pakistan klientët dhe klientët e blejnë pëlhurën për veshjen tradicionale fillimisht pa e prerë sipas masës dhe pa qëndisje. Nëpër shitore pëlhurën mund ta gjesh me topa shumë të mëdhenj të vendosura nëpër të ashtuquajturat thaan-e. Njerëzit porosisin aq material sa u duhet për veshjen e tyre. Pastaj pëlhura dërgohet tek një darzi, një rrobaqepës, i cili pret dhe qep veshjen me pëlhurën e zgjedhur. Sipas kësaj tradite unë i shes pëlhurat, por nuk pres e qep vetë veshjet me to.

Për shkak të pandemisë dhe inflancionit gjithnjë në rritje brenda vendit ka rënë dukshëm fuqia blerëse dhe kjo gjë ndikon negativisht në biznesin tim. Për këtë arsye unë përpiqem ta zgjeroj gamën e produkteve që ofroj dhe blej mallra direkt nga ofruesit e tyre. Në këtë mënyrë kursej shpenzimet e dërgimit dhe të furnizimit. PGFRC-ja më ndërmjetësoi veç të tjerave edhe kontaktin me fondacionin Mojaz Foundation, i cili mund të më përkrahë lidhur me pyetjet e detajuara për biznesin tim.

Fondacioni Mojaz Foundation organizoi një trajnim katërditor për zhvillimin e firmave private, në të cilin unë mora pjesë. Në këtë trajnim mësova si të përpiloj një plan investimi. Aty fillova të mendoj si mund ta zhvilloj më tej me largpamësi firmën time dhe çfarë mundësish kam për ta zgjeruar atë. Pas përfundimit të trajnimit vendosa një banak për aksesorë telefonash celularë në shitoren time për veshje. Fondacioni Mojaz Foundation më përkrahu materialisht duke më vënë në dispozicion pajisjet e nevojshme për banakun e ri në shitore.

Dije të reja lidhur me marketingun përmes mediave sociale

Për ta nxitur më tej biznesin tim PGFRC-ja më ka treguar muajt e kaluar se si mund t’i shfrytëzoj mediat sociale. Tani unë e di si mund të organizoj në mënyrë optimale  marketingun online për ofertën time. Përveç kësaj numri i shitjeve përmes  WhatsApp-it po rritet. Përkrahja e vazhdueshme e  PGFRC-së më motivon në punën time.
Falë kualifikimeve dhe këshillimeve unë ndjehem i aftë për të përballuar sfidat e situatës aktuale.

Gjendja: 07/2021

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Mësoni më shumë >
Vetëm përmes një përgatitjeje intensive qe e mundur që unë sot të ushtroj një biznes privat në shitoren time
Nadeem

Më shumë Përvojat