Skip to main content
Menyja

Drejt shanseve të reja me firmën vetiake

Saša ka një firmë personale për pastrimin e godinave.

Drejt shanseve të reja me firmën vetiake

Unë quhem Sasha. Kam lindur në qytetin serb Krushevac dhe pasi jetova disa vjet në Gjermani u ktheva përsëri atje. Sepse ndërkohë munda të filloj me firmën time në Serbi diçka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë. Por pata edhe përkrahje. Kjo është historia ime:

Unë kam jetuar dy herë në Gjermani. Në fund të viteve 90-të u arratisa në Gjermani me prindërit e mi për shkak të luftës. Pasi u kthyem në Serbi atëherë unë u martova dhe krijova familje. Me gruan dhe fëmijët mora përsëri rrugën për në Gjermani, sepse rrethanat e jetës në Serbi ishin vërtet shumë të vështira. Unë gjeta edhe punë në përkujdesjen dhe pastrimin e objekteve. Por nuk na lejuan të qëndronim. Veçanërisht për tre fëmijët e mi ishte një situatë e rëndë. Ata kishin krijuar shoqëri në Gjermani dhe shkonin atje në shkollë.

Kur u kthyem përsëri në Serbi e pyesja veten se çfarë do të ndodhë më tej me familjen tonë. Unë doja ta shfrytëzoja përvojën e punës së fituar në Gjermani për të hapur një firmë private. Ideja ime ishte të krijoja një firmë për pastrimin e ndërtesave, por për këtë gjë më mungonin paratë. Pikërisht në momentin kur nuk dija se çfarë të bëja më tej u njoha me organizatën „Roma Heart“. Ajo më ndërmjetësoi kontaktin me DIMAK-un, “Qendrën e Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë” (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere). Nga grupi i punës atje mua m’u dha një përkrahje shumë e madhe për të hapur një lavazh të vogël për makina.

U ndjeva mirë që pas një kohe të gjatë m’u dha njëherë ndihmë. Tani kam firmën time, por megjithatë vazhdoj të punoj për idenë time që të hap një firmë më të madhe për pastrimin e ndërtesave.

Unë dëshiroj të jap porosinë e mëposhtme: Përvoja ime më ka treguar që shanset dhe ndihma duhen kërkuar në vendin tënd. Në Serbi ka shumë ndërmarrje dhe firma të reja dhe shumë më tepër mundësi nga sa mendon në fillim.

Botuar më: 03/2019

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Përvojën gjermane unë e përdor në firmën time në Serbi!
Saša, Serbi

Më shumë Përvojat