Skip to main content
Menyja

Me ndihmën për të filluar si e vetëpunësuar

Eine Frau steht in einem Friseursalon und blickt in die Kamera.

Me ndihmën për të filluar si e vetëpunësuar

Unë quhem Vahide dhe jetoj në Kosovë. Jam 39 vjeçare dhe bashkë me burrin tim kemi 4 fëmijë. Punoj si parukiere prej më shumë se 15 vjet, por e kishim të vështirë t’ia dilnim mbanë me atë çka fitoja në këtë profesion. Në vitin 2015 emigruam në Gjermani. Shpresonim për një jetë më të mirë.

Por në Gjermani nuk mund të punonim. Pas tre vjetësh na u refuzua kërkesa për azil, kështu që na u desh të kthehemi në Kosovë. Për fat gjatë kësaj kohe mësuam për “Qendrën Gjermane të Informacionit për Emigracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë” (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Prishtinë. Grupi këshillues i kësaj qendre përkrah personat që janë kthyer sikurse ne, që të përshtaten përsëri në Kosovë. Fare pak pasi ishim kthyer, gjatë kohës që ishim duke kërkuar mundësi për punë, iu drejtuam kësaj qendre. Grupi këshillues na shpjegoi se çfarë mundësish kishim. 

Përkrahje për pajisjet e punës

Njëra nga ofertat ishte veçanërisht interesante për mua, duke qenë se kisha si qëllim të vetëpunësohesha: një program riintegrimi nga „Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës“ (Reintegrationsprogramm der Arbeitsagentur der Republik Kosovo) për personat e kthyer. Personat që dëshirojnë të hapin një aktivitet privat mund të marrin përmes këtij programi një përkrahje, p.sh. pajisje pune. Ky ishte një informacion shumë i rëndësishëm për mua, sepse unë doja patjetër të punoja përsëri si parukiere – por këtë herë e vetëpunësuar në sallonin tim. Për këtë arsye me ndihmën e DIMAK-ut iu drejtova “Agjencisë së Punësimit” dhe përfitova  financiarisht një ndihmë fillestare për pajisjet. Vetëm qiranë duhet ta paguaj vetë. Përveç kësaj DIMAK-u më mundësoi pjesëmarrjen në një trajnim për personat që duan të hapin një aktivitet privat.

Në këtë kurs mësova si mund të drejtosh me sukses dhe afatgjatë një biznes. Ndër temat që u trajtuan ishin edhe kontabiliteti e inventura. Së bashku me këshilltaret dhe këshilltarët e GIZ-it konceptova dhe një plan biznesi. Në vitin 2019 munda të hap në Prishtinë parukerinë time. Kjo parukeri quhet „Vali“.

E gjitha kjo ishte e mundur vetëm me përkrahjen e DIMAK-ut. Jam shumë e gëzuar që kam parukerinë time dhe mund të ushtroj përsëri profesionin tim. Për fat të keq burri nuk ka gjetur akoma punë pas kthimit në Kosovë, kështu që i fitoj unë paratë për të mbajtur familjen. Por në vitin 2020 shpërtheu pandemia e koronës.

Eine Friseurin bearbeitet die Haare einer Kundin mit einem elektrischen Lockenstab.

Plane për kohën pas pandemisë

Puna filloi të ecte shumë mirë kur e hapa sallonin tim të parukerisë. Tani puna ka rënë shumë: pothuajse nuk vijnë fare kliente dhe klientë. Unë punoj vetëm për të paguar qiranë. Për të tjerat nuk tepron më asgjë.

Megjithatë unë po i bëj të gjitha përpjekjet që të mos e mbyll sallonin. Pas pandemisë dëshiroj të filloj rishtas. Dua ta zgjeroj sallonin tim. Vajzat e mia tashmë janë rritur dhe salloni i parukerisë është edhe për to një shans profesional. Unë dhe familja ime e nisëm jetën rishtas pas kthimit në Kosovë duke hapur një biznes privat.

Botuar më: 01/2021

Unë doja të punoja patjetër përsëri si parukiere – këtë herë e vetëpunësuar.
Vahide