Skip to main content
Menyja

„Histori suksesi që të motivojnë“

„Histori suksesi që të motivojnë“

"Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë“  (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Prishtinë ka përkrahur tashmë më shumë se 1400 persona të kthyer në hapjen e një biznesi privat në Kosovë. Ja si shprehet drejtuesi Edmond Gashi për punën e Qendrës.

Si i përkrah DIMAK-u njerëzit që vijnë për të kërkuar këshillë?
Edmond Gashi: Ne përmirësojmë riintegrimin social dhe ekonomik të personave të kthyer si dhe atë të popullsisë lokale. Ne bëjmë këshillime individuale lidhur me arsimimin profesional, biznesin privat dhe punën. Ne organizojmë panaire për punësim dhe karrierë, zhvillojmë aktivitete informative dhe kualifikime për aplikime. Përveç kësaj ofrojmë një sërë kursesh, përkrahje dhe këshillime për persona që duan të hapin një aktivitet privat. Ofrojmë gjithashtu dhe këshillim psikosocial. Të gjitha këto ndihmojnë që njerëzit t’i përmirësojnë vetë shanset e tyre në tregun e punës.

Çfarë mundësish shikoni ju momentalisht në Kosovë?
Kosova ofron një mjedis ideal për hapjen e firmave private. Ekzistojnë shumë persona veprues dhe institucione, të cilët përkrahin hapjen e firmave të vogla dhe të mesme përmes programeve të ndryshme financiare shtesë. Edhe puna e qeverisë përqendrohet në përkrahjen e start-up-eve dhe krijimin e firmave të reja. Fushat në të cilat personat e kthyer deri tani kanë pasur më shumë sukses dhe ku vihet re shumica e hapjes së firmave të reja kanë qenë ndërtimtaria dhe bujqësia, të ndjekura nga sektori i shërbimeve dhe prodhimi.

Çfarë ju motivon ju në punën tuaj?
Historitë e suksesshme të njerëzve, të cilët i kemi këshilluar dhe shoqëruar. Është një përgjegjësi e madhe dhe ne jemi shumë krenarë që mund t’i përkrahim njerëzit në krijimin e një baze të qëndrueshme për jetën dhe familjet e tyre.