Skip to main content
Menyja


Ndihmë financiare për kthimin

Ju dëshironi të ktheheni në atdheun tuaj, por nuk keni para për të paguar biletën? Ndoshta Organizata Internacionale për Migracion (IOM) mund t’ju ndihmojë.

Nëse ju keni një leje të gjatë qëndrimi prej të paktën 2 vitesh në Gjermani (Langzeitduldung), atëherë ju mund të bëni kërkesën për një ndihmë financiare shtesë për

  • banesën dhe
  • përkujdesjen mjekësore.

Kërkesën për përkrahje ju mund ta parashtroni në një Qendër për Këshillim. Atje ju do të këshilloheni personalisht.

Pyesni në Qendrën për Këshillim lidhur me programet REAG/GARP dhe StarthilfePlus (niveli D).

Vërejtje: Informacionet e dhëna ndryshojnë sipas shteteve.

Wichtig

Me rëndësi: Nëse do të ktheheni në atdheun tuaj, atëherë ju nevojiten 2 dokumente:

  • Për t’u larguar nga Gjermania ju keni nevojë për një vërtetim, që të mund të kaloni kufirin. Ky dokument në gjermanisht quhet Grenzübertrittsbescheinigung. Këtë dokument ju do ta merrni nga Autoritetet për të Huajt në Gjermani
  • Për të udhëtuar në atdheun tuaj, ju keni nevojë për një pasaportë të vlefshme udhëtimi ose për një dokument zëvendësues të pasaportës.