Skip to main content
Menyja

Shkëmbim që të ngjall besim

Shkëmbim që të ngjall besim

Dy herë e mora rrugën nga Gana për në Europë, të dyja herët u ktheva mbrapsht pa pasur sukses. Falë „Qendrës Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Ghanaisch-Deutsches Zentrums für Jobs, Migration und Reintegration, GGC) unë sot e shikoj përsëri me optimizëm të ardhmen.

Une e kam emrin Afia*. Jam 48 vjeçe dhe vij nga Apesokubi, një vend i vogël pranë krahinës Oti në Ganë. Me profesion jam rrobaqepëse, por nuk fitoja mjaftueshëm me këtë zanat. Fillimisht e provova fatin në Gjermani, më vonë edhe një herë në Holandë, por pa sukses.

Në vitin 2017 u ktheva përfundimisht në Ganë – edhe pse do më duhej të përballesha personalisht me disa goditje të fatit. Kisha shumë pak para. Me ato para që kisha mora me qira një dhomë në qendër dhe fillova të bëj tregti me pakicë. Por ky aktivitet nuk eci mirë dhe pas pak kohësh nuk funksionoi më.

Përmes një shoku mësova për GGC-në

Një shok më tregoi një ditë për “Qendrën Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim” (Ghanaisch-Deutsches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, GGC) dhe më prezantoi me këshilltaren Ernestina Adu. Ajo e dëgjoi historinë time. Pas takimit të parë me të u ndjeva shumë e lehtësuar – më në fund dikush kishte gjetur kohë të më dëgjonte.

Ajo çka më ndihmoi shumë kur fillova rishtaz në Ganë ishte pjesëmarrja në një  „handholding session“ të organizuar nga GGC-ja. Atje takova edhe persona të tjerë që ishin kthyer. Përmes këtyre takimeve m’u bë e qartë, që nuk isha e vetme me historinë time. Atje shkëmbeva përvojën time me të tjerët. Kështu lindën ide dhe miqësi të reja.

Gjatë bisedës së dytë me këshilltaren në GCC ajo më ndërmjetësoi tek “Organizata Internacionale për Migracion” (Internationale Organisation für Migration, IOM), me të cilën bashkëpunon GGC-ja. IOM më vuri në dispozicion një frigorifer të madh për ushqime të ngrira. Gjithashtu më dhanë edhe disa produkte, të cilat mund t’i shisja në shitoren time të ushqimeve. Kjo organizatë më mundësoi edhe pjesëmarrjen në një sërë kursesh që ofronin njohuri elementare për kontabilitetin dhe inventurën. Në kuadrin e programit përkrahës për punësim dhe migracion të GIZ-it arrita të përfitoj edhe pajisje të tjera për shitoren time.

Dije të reja dhe guxim i ri

Ernestina Adu më shoqëroi gjithë kohën dhe e mban akoma kontaktin me mua. Në bisedat tona unë i tregoj shpesh asaj për përparimet që bëj. Këshillat praktike që përfitova në kursin për personat që duan të hapin një biznes më ndihmuan shumë.

Kohët e fundit mora pjesë përsëri në një trajnim për personat e kthyer. Burrat dhe gratë që morën pjesë në këtë trajnim ishin në një situatë të ngjashme me timen. Kjo gjë më motivoi akoma më shumë që të vazhdoj me të gjitha forcat rrugën e re që kam nisur. Unë dëshiroj ta vë në jetë ëndrrën time për t’u bërë një biznesmene e suksesshme. Sot e shoh me optimizëm të ardhmen.

*Emri i ndryshuar

Botuar më: 01/2021

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Pas takimit të parë me të u ndjeva shumë e lehtësuar – më në fund dikush kishte gjetur kohë të më dëgjonte.
Afia*, Ghana

Më shumë Përvojat