Skip to main content
Menyja

Ëndrra ime: të revolucionarizoj modën afrikane

Ein Mann sitzt an einer Nähmaschine
Osmani gjatë punës

Ëndrra ime: të revolucionarizoj modën afrikane

Unë quhem Osman dhe vij nga Dakar. Në vitin 2015 u largova nga Senegali për në Gjermani. Para se të largohesha kisha një rrobaqepësi me 15 të punësuar. Në të vërtetë doja vetëm të blija mall në Gjermani – por atje pastaj vendosa të qëndroj.

Mendoja që Europa ishte e thjeshtë. Mendoja që njerëzit në Europë kanë mundësi të realizojnë ëndrrat e tyre, të ndërtojnë shtëpi, të blejnë makina – pra të kenë një jetë të përmbushur. Por shpejt e vërejta që nuk isha i parapërgatitur siç duhej për ta ndërtuar jetën time atje.
Pa leje pune ishte e vështirë dhe nuk mund të fitoja para. Nuk kisha të drejtë të largohesha nga zona ku banoja. E shfrytëzova kohën për t’i menduar gjërat me qetësi dhe për të vënë rregull në idetë e mia. Më së fundi erdha në përfundimin, që në Gjermani nuk kisha të ardhme.

Ein Mann steht neben zwei Schaufensterpuppen, die bunte Gewänder tragen.
Dizajnime të reja: Veshje nga rrobaqepësia e Osmanit

Ta perfeksionoj më tej zejen time

U mendova si t’ia nisja sërish nga e para në Senegal. Në Gjermani kisha parë që gjermanët ishin mirë falë arsimimit të tyre profesional. Pikërisht në këtë aspekt doja të merrja diçka me vete, ta perfeksionoja më tej zejen time, të bëja një risi në dizajnimin e veshjeve për ta revolucionarizuar në këtë mënyrë modën afrikane!

Në vitin 2014 u ktheva në Afrikë. Isha i trishtuar që po largohesha nga Gjermania, por njëkohësisht edhe i vendosur dhe optimist. Qëndrimi në Gjermani më zgjeroi horizontin. Mësova shumë, për shembull gjermanisht dhe anglisht, por edhe qytetari e disiplinë.

Koha e fillimit në Senegal qe e vështirë: Shkëmbimi i dy botëve kaq të ndryshme është i ndërlikuar. Njerëzit më shikonin nga lart poshtë. Më thonin që isha një dështak dhe nuk kisha ambicie për të bërë përpara. I përgjigjesha, që në Europë nuk ishte aq e thjeshtë sa ç’e pandehnin.

Ein Mann steht auf dem Bürgersteig vor einem Ladenlokal.
Osmani përpara rrobaqepësisë së tij

Arsimim profesional në sipërmarrje

Pra në fillim kisha shumë probleme, por edhe shumë ndihmë nga familja dhe miqtë. Muajt e parë pas kthimit punova në rrobaqepësinë e vëllait tim të vogël. Pastaj fillova të planifikoj hapjen e biznesit tim privat.  

Një shok më tregoi një ditë për “Agjencinë e Punësimit për të Rinj, ANPEJ”. E kontaktova këtë agjenci, e cila më drejtoi tek “Qendra Gjermano-Senegaleze për Punësim, Emigracion dhe Riintegracion” (Deutsch-Senegalesischs Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration).

Grupi i punës atje më përkrahu shumë. Mësova shumë lidhur me faktin se si ta drejtoj biznesin privat, si të hartoj një plan biznesi dhe cilat janë rreziqet dhe mundësitë që sjell me vete vetëpunësimi. Falë një fondi të programit “Perspektiva atdheu” përfitova materiale për atelienë time, për shembull një makinë qepëse dhe pëlhura. Përveç kësaj përfitova edhe një motoçikletë për të bërë furnizimet e mia.

Ein Mann sitzt an einer Nähmaschine. Ein anderer steht daneben und erklärt ihm etwas.
Ndërmarrje në zgjerim: Osmani me një nga punëtorët e tij

Sot kam tre punonjës dhe një çirak. Ne punojmë shumë, veçanërisht për ditët e festave siç janë festa e Kurban Bajramit ose Krishtlindjet. Jam duke përparuar: kam një biznes i cili funksionon. Mund të paguaj punëtorët që kam dhe furnizuesit. Klientët më çmojnë. Dua të qëndroj në Senegal, ta zhvilloj më tej biznesin tim dhe të jem inovativ. Në të ardhmen ndoshta do të hap edhe një shitore me veshje “Made in Senegal”.

Botuar më: 04/2021

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Mësoni më shumë >
Dua të qëndroj në Senegal, ta zhvilloj më tej biznesin tim dhe të jem inovativ.
Ousmani