Skip to main content
Menyja

Firma ime, e ardhmja ime

Ein Mann guckt in die Kamera. Im Hintergrund sind einige Maschinenteile zu sehen.
Jerry drejton tani një firmë për makineri bujqësore.

Firma ime, e ardhmja ime

Unë quhem Jerry dhe vij nga Nigeria. Me një bursë unë munda të studioj në vitin 2014 për një vit inxhinieri makinash në Britaninë e Madhe. Por pastaj e pata të qartë që dëshiroj të kthehem në Nigeri për ta përdorur dijen e fituar në atdheun tim.

Në Nigeri krijova firmën time private. Tani prodhoj makineri me cilësi të lartë për bujqësinë. Për planifikimin dhe regjistrimin e firmës sime pata përkrahjen e punonjëseve dhe punonjësve të „Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ).

Përveç kësaj ata më ndërmjetësuan trajnime për biznesin, gjatë të cilave unë munda të krijoj kontakte me firma të tjera si dhe me kliente e klientë. Tashmë unë kam punësuar katër persona dhe dëshiroj ta zgjeroj më tej firmën time. Jam i gëzuar që i qëndrova besnik Nigerisë.

Stand: 01/2019

Tashmë unë kam punësuar katër persona dhe dëshiroj ta zgjeroj më tej firmën time.
Jerry, Nigeria