Skip to main content
Menyja

Një firmë personale për IT

Ein Mann sitzt in einem Park. Er lächelt in die Kamera.
Pas kthimit Emiliano është vetëpunësuar.

Një firmë personale për IT

Unë quhem Emiliano, jam 23 vjeç dhe vij nga Serbia. Jam rritur në fshatin Bojnik në jug të vendit. Jeta e përditshme atje ishte e ashpër. Familja ime ishte e varfër. Prindërit e mi donin një të ardhme më të mirë për ne. Prandaj në vitin 2010 ne shkuam në Gjermani.

Në Gjermani jetuam tre muaj me radhë në një institucion ku pranohen refugjatët fillimisht. Më në fund gjetëm një banesë. Im vëlla dhe unë shkuam në shkollë dhe mësuam gjermanisht. Por pas gjashtë vitesh na u refuzua kërkesa që kishim bërë për azil dhe duhej të ktheheshim në Serbi.

Kur arritëm atje ju luta „Shoqatës së Romëve“ për të më përkrahur. Atje më këshilluan që t’i drejtohem „Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë“ (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK). Punonjësit e DIMAK-ut më treguan se çfarë mundësish kam në Serbi. Ata më ndërmjetësuan një kualifikim për marketing digjital. Në kurs mësova se si të krijoj faqet elektronike dhe se si të shkruaj programe kompjuterike. Shpejt më lindi dëshira që të krijoj një firmë private për IT.

Për këtë arsye mora pjesë në një trajnim për hapjen e biznesit privat. DIMAK-u më ndihmoi ndër të tjera edhe të përpiloj një plan biznesi. Mora gjithashtu dhe pajisje si kapital fillestar. Ndërkohë jam pronar i një firme për marketing në internet. Puna me aktivitet të pavarur privat më jep shpresë.

Stand: 03/2020

Hapja e firmës dhe puna me aktivitet të pavarur privat më japin shpresë. Sot kam shansin të bashkëpunoj me firma të vendit dhe të huaja.
Emiliano, Serbien